Reagim i Saim Tahirajt: Nasim Haradinaj, në Koshare ke qenë me mision, e jo për të luftuar!

19.04.2019 23:44:05

Nga Saim Tahiraj

Një koleg i imi ma dergoi një intervistë të Nasim Haradinaj dhënë TV DUKAGJINIT. Në fillim nuk më interesoi, pasi që ky përson në disa intervista të tjera ka qenë shumë i pasaktë, si dhe më tepër merret me shpifje, sesa me të vërteta, andaj të dëgjosh intervistën e tij, për mua është një turturë.

Pas një kohe, kolegu më telefonoi dhe më pyeti se a e kisha ndegjuar atë intervistë. I thashë se nuk mund t’i ndegjoja përrallat e tij. Kolegu, më tha që ta dëgjoja pasi më kishte akuzuar edhe mua. Intervistën e dëgjova vetëm atë pjesë ku kishte shpifur për mua.

Shpifja e parë e atij shpifësi, ishte se gjoja une e paskam tradhtuar në vitin 1981,  e që ishte kulminacioni i poshtërsisë. Në vitin 1981, une jam arrestuar në bazë të dekleratës së Nasim Haradinajt. Pradaj, nese ti Nasim Haradinaj e përdor fjalën tradhti, i bje që ti më ke tradhtuar mua, sepse unë u arrestova në bazë të dekleratës tënde, u përjashtova nga gjimnazi “Vëllezërit Frashëri”në Deçan,  si maturant i vitit të katërt, pa të drejtë regjistrimi në të gjitha shkollat tjera. Që nga ajo ditë e gjerë me sot, unë nuk të kam akuzuar për tradhti, por e kam marrë si një dobësi të një të riu përballë torturave të sigurimit shtetëror. Kam pritur nga ti që, së paku pas lirimit nga burgu, do të vish dhe do më kërkosh falje për këtë, por kurrë nuk e bëre këtë, dhe tani pas 38 viteve, më akuzon për tradhti! Absurditet i kohës!

Kur i analizoj veprimet tua që nga ajo periudhë ,e gjer më sot, po më del krejtësisht diçka tjetër: ti paske pas mision të caktuar ndaj meje, shoku LISI…….!? Në vend që të më kërkosh falje se me dekleraten tënde më dërgove në SUP, në Pejë, ti më akuzon për tradhti! Kjo i bje se tradhtari akuzon të tradhtuarin, pasi ti e përdor këtë fjalë që unë e urrej shumë.

E dyta shpifje që ti bën për mua është, se gjoja në Tiranë, une paskam ardhur dhe ta paskam dhënë dorën si shenjë me i tergue Sali Çekajt se ky është Nasimi që duhet me pasë kujdes. Nasim shpifësi, gjatë tërë kohës së luftës në Kosovë, kurrë nuk ia kemi dhanë dorën njeri-tjetrit, por edhe më parë. Dy here jemi takuar, edhe ato në distancë. Një herë para hotel “Dajtit”, në Tiranë, shumë shkurt, dhe jemi ndarë keq. Heren e dytë në Papaj në distancë dhe kemi komunikuar me ndermjetësues, Din Ahmetin dhe Ismet Cekun, dhe edhe aty biseda ka qenë shumë e keqe.

Të thuash se unë ta paskam dhanë dorën si shenjë që Sali Cekaj me të njoftë ty, është një rrenë që askush nuk mund ta besojë, pasi që Sali Cekaj të ka njoftë shumë mirë, edhe si pamje, por edhe për misionin tënd që ke pasur. Ai na ka shpjeguar hollësisht në mbledhjen e grupit. Nëse të ka mbetur një grim ndergjegje, dil haptas dhe trego për misionin tënd që ke pasur, dhe mos u fsheh prapa shpifjeve! Ti nuk ke shkuar në Koshare për me luftue, por ke shkuar si misionar, mision që e vazhdove edhe paslufte dhe po e vazhdon edhe sot.

Televizonet në Kosovë e kanë bërë një punë të mirë me intervistat tua, sepse e kanë nxjerrë në sipërfaqe Nasimin e vërtetë, dhe tani më po të njeh mbarë populli se kush je. Thuhet një fjalë e urtë e popullit: Mos e vetë, se të tregon vetë