Reagim i Shoqatës“Trojet e Arbrit“ me rastin e vrasjes së Kryetarit të Çamërisë Festim Lato

22.07.2019 16:39:06

Heroi Festim Lato pasardhës politik i Gjin Bua Shpatës u vra për Shqipërinë Etnike Çamëria është loti dhe varri që thërrët që nga bregu i tingllimës t’i dalin zot bijtë dhe bijat e veta.Njëri nga këta bijë që i doli zot dhe luftoi me tërë qënien e tij për ta bërë shtet Çamërinë është edhe Festim Lato ,kryetari i Çamërisë i cili jetonte në mërgim në Hollandë dhe i cili i kishte vendosur bazat e para për formimin e një shteti Çam në tokën Arbërore. Çamëria ka një histori të dhimshme shumë shekullore.Pjesa arbërore e Çamërisë në Mesjetë ishte Principata e Artës që udhëhiqej nga Gjin Bua Shpata dhe Pjeter Losha.Festimi i njihte shumë mirë historinë e dhimshme tragjike të Çamërisë kur vendosi që t´i dalë në ballë proceseve për themelimin e shtetit Çam.Ai ishte i ngazëllyer me formimin e shtetit të ri të Kosovës dhe dëshironte që ta përseriste të njëjtën gjë edhe për Çamërinë.Punoi ngushtë me shtetet mike të shqiptareve Amerikën dhe shtetet mike të Evropës duke dorzuar dosjen e krimeve Greke në Hagë. Hapja e idesë për një shtet Çam i vuri në lëvizje qarqet greko-ruso-arabe. Dhe nuk është rastësi që ai vritet nga një organizatë e quajtur për çlirimin e Palestinës organizatë e cila në thelb udhëhiqet nga politika ruso-arabe dhe anti amerikane.Vrasja e Festim Latos ne Shqipatarëve duhet të na bëjë më të fortë që me angazhimin dhe punën tonë mos ta lëmë pa e quar deri në fund amanetin e Festim Latos për një shtet të ri Çam që do t´iu bashkangjitet Trojeve Arbërore.Për këtë na obilgon gjaku i dhjetra mijera çamëve dhe arbërorëve tjerë në Greqinë e sotme qe u vranë,u masakruan dhe u dëbuan nga Trojet Arbërore.Ky dëbim filloi menjëherë pas rënies së Prinicipatës së Artës 1421 ku arbëroret në këtë periudhë kohore morën rrugën e mërgimit nga shtypja dhe terrori turko-serbo-grek në këto troje. Çamëria është gjaku yne arbëror që nuk shuhet kurrë.Ky gjak nuk bëhet ujë. Heroi i parë i historisë moderne të Shtetit Çam u bë pikërisht Kryetari i parë i saj Festim Lato. Shoqata“Trojet e Arbrit“ i ngushëllon në këto momente të dhimbjes dhe pikëllimit familjen Lato, atdhetarët shqiptarë të Republikës së Çamërisë dhe të gjithë shqiptarët atdhetarë që ndiejne dhimbje për humbjen e Festim Latos. Ne emër të Shoqatës së Intelektualëve gjithshqiptarë“Trojet e Arbrit“pranoni ngushllime nga Nue Oroshi Kryetar