Reagim: Koço Danaj, o je injorant, o argat i sllavo-ortodoksëve!

21.08.2016 19:54:13

Koço Danaj, i njohur tashmë për teza populiste, të lezetshme për sy dhe për veshë, por të rrezikshme për kombin shqiptar dhe për kontekstin aktual socio-politik e gjeopolitik, sërish ka dalë me tezën për ndarjen e Maqedonisë, si zgjidhje që do ta stabilizonte atë. Për veshin që është mësuar me populizëm politik, pra edhe me tallava politike, ndarja e Maqedonisë, me ç’rast shqiptarët do të bashkoheshin me shtetin shqiptar, kjo që thotë Koço Danaj, është si një melodi tallava që në ato çaste ia kënaq shpirtin. Mirëpo, kjo tezë është më e rrezikshme, sepse nëse meloditë dhe këngët tallava zbrazin xhepin, kjo tezë zbrazë territore, përkatësisht ricopëton territoret shqiptare. Dhe Koço Danaj përveçse thotë se për t’u stabilizuar, Maqedonia duhet të ndahet, nuk përmend fare aspektet kryesore të kësaj, as pasojat e saj. Dhe meqë ai nuk i përmend, me këtë rast po i përmendi, edhe pse disa edhe i kam përmendur edhe në raste të tjera:

  1. Maqedonia është shpallë shtet i pavarur si pjesë e procesit të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, e jo si iniacitivë vullnetare saj. Dhe procesi i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë nuk ka qenë një proces stihik, anarkik, por një proces që është bërë në bazë të do parimeve, të cilat i kishte vendosur një Komision ndërkombëtar i udhëhequr nga konstitucionalisti i njohur francez, Robert Badinter, për ç’arsye quhen edhe parimet e Badinterit. Këto parime, që ishin bazuar në pozitën juidiko-kushtetuese të njësive federale të ish-Jugosllavisë, ua kishte njohur republikave të drejtën e shkëputjes, por jo edhe krahinave autonome, pra as Kosovës. Në aspektin e kufijve, kufijtë që republikat kanë pasur më 1974, ata konsideroheshin edhe kufij ndërkombëtarë, dhe u nënstroheshin paraimeve të së drejtës ndërkombëtare për kufij, pra edhe të Helsinkit, të vitit 1975. Këto parime, u bënë pjesë e parimeve të Grupit të Kontaktit për Kosovën, mbi të cilat u zhvilluan negociatat e Vjenës në krye me presidentin Ahtisari. Pra, me këto parime nuk u lejua ndryshimi i kufijve ndrëmjet shteteve të dala nga ish-Jugosllavia, dhe kushdo që do të cenonte këto parime, do të ballafaqohej me izolim dhe me pasoja të tjera nga bashkësia ndërkombëtare. Është për të theksuar se këto parime, kanë mbajtur më këmbë Bosnjën, Maqedoninë, por edhe Kosovën, sepse çdo parim tjetër, përfshirë edhe parimin etnik, do të çonte në ndarjen e tyre. Por pikërisht për këto arsye, pra për arsye të interesave të ndryshme në këto tri shtete, gjithnjë ka ekzistuar vullneti për të nxitur lëvizje të tilla që do të cenonin parimet e Badinterit, dhe do të mundësonin ndarjen e Bosnjës, të Maqedonisë dhe të Kosovës. Dhe në gjithë këtë, Serbia është më e interesuara për cenimin e parimeve të Badinterit, pra për ndryshim kufijsh mbi baza etnike, sepse në këtë mënyrë do të merrte Repulika Srpskën në Bosnjë, një pjesë të Kosovës, kurse pjesa e Maqedonisë që do të mbetej pas ndarjes, do të ishte pjesë e aleancës sllavo-ortodokse, nëse do të mbeste shtet, ose do të bëhej pjesë e shteteve të tjera. Pas Serbisë, më e interesuara për cenimin e parimeve të Badinterit është Kroacia, e cila do të merrte entitetin kroat në Bosnjë. Por më të humburit në këtë mes do të ishin shqiptarët, të cilët do të humbisnin një pjesë të Kosovës, dhe do të humbisnin territore në Maqedoni.
  2. Arsyeja e dytë lidhet me atë që thashë kah fundi i argumentimit të arsyes së parë: renditja e Maqedonisë në arealin sllavo-ortodoks në krye me Rusinë. Këtë e ka dëshmuar edhe qëndrimi në një linjë me Beogradin sa i përket Kosovës, por edhe ndaj shqiptarëve në territoret shqiptare në Maqedoni. Po ashtu, duhet të kujtojmë seishte presidenti i Maqedonisë ai që paralajmëroi hapjen e korridoreve për deportimin e shqiptarëve të Kosovës. Kur filloi lufta në Maqedoni, u vërejt më shumë se më parë bashkërendimi i sllavo-ortodoksëve kundër shqiptarëve: nga Serbia, Rusia dhe vende të tjera sllavo-ortodokse shkonin milici dhe vullnetarë të tjerë kundër shqiptarëve, helikopterë ukrainas bombardonin vendbanime shqiptare në Maqedoni, kurse Greqia asnjëherë nuk kishte bërë ndonjë problem për aq kohë sa zgjati lufta. Dhe për t’ia vënë kapakun gjithë kësaj, më 2001 Shkupi dhe Beogradi nënshkruan marrëveshje për kufirin ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, me çka dëshmuan se duan ndryshim të kufijve në rajon. Me këtë marrëveshje, Serbia dhe Maqedonia konfirmuan se janë të interesuara për cenimin e parimeve të Badinterit, pra për ndryshimin e kufijve në rajon. Në fakt, projekti për ndarjen e Maqedonisë është projekt sllavo-ortodoks, i cili i është ofruar Arbër Xhaferit si lider i shqiptarëve në Maqedoni qysh gjatë luftimeve. Dhe kur e kanë ofruar këtë projekt për ndarjen e Maqedonisë, sllavo-ortodoksët ksihin llogaritur se në rast ndarjeje, sllavo-maqedonasit do të marrin më shumë territor se shqiptarët, dhe se këta të fundit do të humbisnin sërishmi territore. Me fjalë të tjera, do të ndodhte ricopëtimi i territoreve shqiptare atje. Përveç kësaj, sllavo-ortodoksët kishin parasysh faktin se cenimi i parimeve të Badinterit në Maqedoni, do të rrëzonte për tokë ato parime dhe do të fillonte ndryshimi i kufijve në rajon, me ç’rast do të ndahej Bosnja dhe Kosova. Një arsye tjetër ka të bëjë me kontesktin gjeopolitik e gjeostrategjik, pasi që ndarja e Maqedonisë dhe e Kosovës, do të krijonte një korridor të pashkëputshëm sllavo-ortodoks deri në Detin Adriatik, përkatësisht do të fuqizonte vijën gjeopolitike dhe gjeostrategjike Moskë – Deti Adriatik.
  3. Arsyeja e tretë ka të bëjë po me kontekstin gjeopolitik e gjeostrategjik, por në një aspekt tjetër: shtete të ndryshme evropiane, aziatike etj., janë të interesuara që Maqedonia të jetë një fushë eksperimentale për të realizuar interesa dhe pazare të ndryshme ndërmjet vete, por edhe me të tjerë. Kur them këtë, kam parasysh faktin se marrëveshja ndërmjet Shkupit dhe Beogradit e vitit 2001 për kufijtë mes Kosovës dhe Maqedonisë nuk pati kundërshtimin e bashkësisë ndrkombëtare, e që është bërë për shkak të mungesës së konsensusit, dhe për shkak të interesave të ndryshme. Të kujtojmë se Albin Kurti në një intervistë për një portal francez pat zbuluar se shtetet e Quint-it nuk janë pesë, por janë dy: SHBA dhe Gjermania, duke bërë të qartë se Franca, Italia mund të kenë interesa të ndryshme nga ato të SHBA-ve dhe të Gjermanisë edhe në rajonin tonë. Po ashtu, duhet të kujotjmë se presidenti francez, Fransua Miteran ishte shprehur pro një kombi të fortë në rajon, pra për serbët dhe për Serbinë edhe me kushtin që të zhbëhej një popull tjetër. Në Kosovë, ishte kryeadministratori Kushner që lejoi enklavat dhe ndarjen e Mitrovicës, kurse në cilësinë e ministrit të Jashtëm të Francës,nuk kishte qenë kundër ndarjes së Kosovës. Në anën tjetër është Turqia, e cila po ashtu është e interesuar që të rikthejë ndikimin në Ballkan qoftë nëpërmjet formave donative-ekonomike, qoftë edhe nëpërmjet fesë. Në këtë konteskst, shtete të tilla nuk kanë përtuar që të tregojnë fleksibilitet marrëdhëniesh me Rusinë, e që u pa qoftë në rastin e Krimesë dhe të Ukrainës në përgjithësi, qoftë edhe në raport me rajonin tonë, duke mbështetur forca dhe angazhime për ndryshim kufijsh në rajon. Dhe këto angazhime bien ndesh me qëndrimet e SHBA-ve dhe të Gjermanisë që duan një rajon stabil dhe që bazohet në funksionimin demokratik të shteteve, në një aleancë euro-atlantike dhe me parametra të fortë të ekonomisë së tregut. Prandaj, edhe kërkesat për ndryshim kufijsh në rajon bien ndesh edhe me qëndrimet e aleatit dhe partnerit tonë kryesor strategjik – SHBA-të. Së këndejmi edhe anagzhimet e Koço Danajt, Albin Kurtit dhe të tjerëve që në këtë kohë të ndodhë ndryshimi i kufijve në rajon, bie ndesh me qëndrimet aktuale të SHBA-ve, e që do të thotë përputhen me qëndrimet sllavo-ortodokse që po nguten shumë që të ndodhë mu kjo.
  4. Arsyeja e katërt ka të bëjë me faktorin shqiptar, i cili ende nuk është bërë faktor i barabartë në rajon, pa le që përcakton rrjedhat, sepse kemi një shtet shqiptar me shumë probleme, në të cilin ende serbët shkojnë për t’i pajtuar drejtuesit shqiptarë, një Kosovë që ende nuk e ka mbyllur procesin e pavarëlsimit të saj, vetë shqiptarët në Maqedoni kanë humbur torruan dhe kanë ngatërruar shumë aspektin kombëtar me aspektin fetar. Shqiptarët në Kosovë Lindore përpëliten ndërmjet ekzistencës biologjike dhe mospasjes së të drejtave elementare, kurse shqiptarët në Mal të Zi pas një braktisje shumëvjeçare të territoreve të tyre kryesisht për në SHBA, mezi tash kanë filluar të ndjejnë pak të drejta. Me fjalë të tjera, kombi shqiptar ende nuk është gati për të hyrë në një proces të ndryshimit të kufijve në rajon.