Reagim: Kujt po do me i shit fore me darka, Shpend Ahmeti?

30.09.2016 14:30:45

Nga Rexhep Kastrati

Kur i kanë mbetur edhe një vit nga përfundimi i mandatit të tij si kryetar komune, Shpend Ahmeti na mallëngjeu, na bëri të marrim peshqirin dhe të fshijmë lotët, bile edhe të thërrasim Labin që të mbledhë para dhe të paguajë një darkë për të dhe për stafin e tij. Ky farë Shpendi del e na thotë se nuk paska paguar asnjë darkë me para të komunës, duke dashur të paraqesë veten si njeri të pakorruptuar. Por Shpendi, harroi se ky popull nuk po ha bar, që të mashtrohet me një darkë, apo me një drekë, sepse janë tre vite pushtet, dhe janë tre vite ankthi për qytetarët e komunës së Prishtinës, pasi që pikërisht gjatë kësaj periudhe, u rikthye modeli i njlsimit të partisë me pushtetin, dhe institucionet komunale u shndërruan në pjesë logjisitike të partisë, dhe si të tilla u përdorën edhe për aksione anarkiste dhe deastbilizuese për vendin, në krye të të cilave ishte edhe vetë Shpendi. përveç kësaj, komuna që drejton Shpendi, në mënyrën më të keqe rishfaqi modelin “Grabovci” të punësimeve, duke  e kthyer komunën në një grumbullim militantësh që përdoreshin edhe nëpër portesta të dhunshme. Në anën tjetër, ka treguar mungesë aftësie për menaxhimin e fondeve publike, duke mbetur suficit dhjetra milonë euro, dhe shumë projekte të rëndësishme të parelaziuara. Zyrtarë të komunës së Prishtinës, si Sfeçla me alltia, silleshin sin kaubojë në zyrat e komunës dhe jashtë tyre, duke treguar injorancë dhe arrogancë totale. Një pjesë e madhe e përurimeve, në fakt kanë qenë projekte të nisura nga qeverisja e mëparshme, siç është edhe ai për bibliotekën e qytetit 2Hivzi Sylejmani”. Dhe përballë këtyre, të përmendësh një darkë, është edhe mjerim, edhe fyerje për qytetarët, sepse me këtë po u thua qytetarëve: kam bërë gjithçka, kam shkatërruar, kam rrënuar, kam dejgur, nuk kam punuar, nuk kam realizuar, por ama asnjë darkë nuk e kam paguar me para të komunës. Dhe Shpendi nuk do t’ia dijë se dëmet politike, institucionale dhe ndërkombëtare që i janë bërë shtetit të Kosovës me anarkinë, me dhunën, me djegiet dhe me veprimet vandalo-terroriste, janë shumë të rënda sesa çdo shpenzim tjerër nga buxheti komunal. Bllokimi i punës së Kuvendit të Kosovës, gazi lotsjellës, skenat sociopatike dhe gjithë ontirazhi tjetër sociopatik, i dhunshëm, vunë në dyshim besimin e partnerëve tanë në aftësinë tonë për të realzuar procese të rëndësishme, u pamundësua anëtarësimi në UNESCO, u shty liberalizimi i vizave dhe u vështirësua komunikimi edhe me shtete që na kanë njohur. Nga tri vite pushtet të Shpend Ahmetit, dy vite ishin vite të dëmtimit të pronës publike, të pronës private, të djegieve dhe të tentimeve për grushtshteti. Dhe kryetari i komunës, ky Shpendi që thotë se nëse del se një darkë e kam paguar me para të komunës, jap dorëheqje, ka qenë në krye të gjithë këtyre angazhimeve anarkiste, vandalo-terroriste, gjatë të cilave, përveç bllokimit të Kuvendit, koktelëve mollotovë ndaj institucioneve të shtetit, u sulmua edhe shtëpia e kryeministrit të vendit, dhe u synua rrëzimi i Republikës. Për këto, në vende demokratike as që do të diskutohej dorëheqja, por burgosja dhe nxjerrja jashtë ligjit. Në anën tjetër, thirrjet për luftë, për revolucion, që u bënë gjatë mandatit të Shpendit, dhe në të cilat ka qenë i përfshirë edhe ai vetë, kanë qenë shumë magabre, shumë kobsjellëse dhe vëllavrasëse, përballë të cilave një darkë, apo një drekë, jo që nuk do të ishin një pikë ujë në oqean, por as një atom, apo elektron. Dhe mbas gjithë këtyre jo që nuk dhanë dorëheqje, por me këmbëngulje vazhdojnë me synimin që seriozisht të fillojnë luftën, siç ishin paralajmërimet dhe kërcënimet e Albin Kurtit, Ylli Hoxhës e Rexhep Selimit.

sulmi-tek-shtepia-e-kryeministrit-isa-mustafa

auto_kuuuuuu1470487262

images-2

images-1

download-1