Reagim: Marko Gjuriq e pranon se Serbia nuk është e interesuar për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit

17.10.2016 21:01:32

Nga Rexhep Kastrati

Marko Gjuriq qenka shqetësuar pse BE e ka pranuar Raportin për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit që e ka paraqitur Edita Tahiri! Ky Raport është paraqitur më herët dhe është një përmbledhje e problemeve lidhur me zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, e që lidhen edhe me Kapitullin 35. Ndër konkluzionet e këtij Raporti, është edhe ai që argumenton përgjegjësinë e Serbisë për moszbatimin e tyre. Ndërkaq, Kapitulli 35 i BE-së për Serbinë ka për bazë pikërisht këto marrëveshje, zbatimin e të cilave e konderon kusht për integrimin e saj në BE, si dhe sugjeron hapat e tjerë që duhet të bëjë Beogradi për t’u afruar me Brukselin. Dhe Raporti i paraqitur nga Edita Tahiri, në fakt është një forcim i argumenteve për domsodoshmërinë e zbatimit të Kapitullit 35, si dhe për një trysni mbi Serbinë për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit.

Me shqetësimin e sotëm lidhur me pranimin nga ana e BE-së të Raportit të paraqitur nga Edita Tahiri, Marko Gjuriq ka treguar se Serbia nuk ka qenë dhe nuk është e interesuar që të zbatojë ato marrëveshjet e Brukselit, e rrjedhimisht ehde Kapitullin 35. Në fakt, Serbia e ka pas quajtur të rëndë Kapitullin 35, sepse, sipas zyrtarëve serbë, ai Kapitull nënkupton braktisjen e Kosovës nga Serbia. Prandaj ishte munduar me të gjitha mënyrat që të bindte BE-në ose ta hiqte fare atë Kapitull, ose ta zbuste përmbajtjen e tij. Dhe kur them ishte munduar me të gjitha mënyrat, kam parasysh edhe invesimtin e madh për destabilizimin e Kosovës, kur edhe do të binin poshtë edhe negociatat, edhe marrëveshjet, pra edhe Kapitulli 35 i BE-së. Serbia, me ndihmën e Francës, por edhe drejtpërdrejt, ka investuar që të nxiste shqiptarët të mos zbatonin marrëveshjet,dhe atuja kryesore e tyre ishte Marrëveshja për Asociacionin, dhe mekanizmi politik: sekta okulte e Albinit, partitë opozitare dhe segmente të partive në pushtet, kryesisht PDK dhe ndonjë vegël kondomë brenda e rreth LDK-së. Gjatë tërë kohës kam thënë se Serbia është ajo që nuk është e interesuar për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe se është e interesuar për të mos vazhduar më negociatat në Bruksel, por ishte e interesuar dhe është e interesuar që të nxisë shqiptarët të ms zbatojnë marrëveshjet dhe të ndërpresin negociatat. Gjithë angazhimi i sektës okulte të Albinit, të të ashtuquajturës opozitë e bashkuar,dhe e segmenteve brenda PDK-së ka qenë dhe është që të imponohet ndërprerja e negociatave, e së këndejmi edhe moszbatimi i marrëveshjeve. Përpjekja e fundit ishte me rastin e rezolutës për Nehat Thaçin, ku këmbëngulën që të jetë një pikë me anë tët cilës i kërkohej Qeverisë që të ndërpriste negociatat derisa të lirohet Nehat Thaçi.

Pranimi nga ana e BE-së i Raportit të paraqitur nga Edita Tahiri, tashmë do të thoshte se Zyra e Mogherinit ka pranuar argumetet e që ka ai Raport me çka edhe është bartur përgjegjësia e Serbisë për moszbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, me çka edhe ka hyrë në axhendën e BE-së për shqyrtimin e kushteve që duhet të plotësojë Beogradi për integrim. Ajo që e shqetëson Gjuriqin dhe Serbinë është se konkluzionet e Raportit të paraqitur nga Edita Tahiri janë bërë edhe pjesë e konkluzioneve të BE-së. Me fjalë të tjera,ky Raport është bërë si një lloj Kapitulli 35, duke dëshmuar se Beogradi duhet t’i nisë autobusët e diplomacisë për në Kosovë dhe nga këtu të shkojë në Bruksel.

Punët me Edi Ramën i kanë shkuar kot!