Reagim/ O 70 apo 80.000 veteranët “e Aleksandrit”, pse nuk e çliruat Kosovën?

11.03.2019 23:47:15

Nga Sinan Kastrati

Reagin kundër reagimit të “veteranëve” me titull: “OVL-UÇK dega në Rahovec reagon ndaj shpifjeve të pseudogazetarit Sinan Kastrati për luftën e UÇK-së, 11/03/2019 e të botuar në ”Radio Kosova”

Pa humbur kohë po filloj edhe unë reagimin tim kundër reaguesve anonim por që paskan hy në plafin e “veteranëve” e ndoshta tash i ka zënë gjumi.

Ata që në fillim të “reagimit”, të tyre, rrahin gjoks sikur kllounë, pasi të zbresin aktorët, kundër shkrimeve të mia në në disa vazhdime, shtatë dhe një, nergut për “Bacën e Madh”, bëjnë tetë. Ata në vend se të kundërshtojnë me fakte, ata mirren me shpifje dhe kështu më përgjigjen “… shpifjeve të pseudogazetarit Sinan Kastrati për luftën e UÇK-së”.

Zotëri, unë nuk jam as gazetar e as pseudogazetar ndërsa ju jeni pseudoveteranë, jeni analfabetë e më shumë, ju jeni rrenca.

Ju mund të përpëliteni si zorra n`prush , por ju ”lus” që të bëheni të durueshëm, të urtë e të sjellshëm qysh ishit në ”luftë” e në ”betejat” e shumta ”kundër” kujt, kundër ushtrisë serbe (?) e ti lexoni edhe njëherë publikimet e mia?

O ”Veteranë”, pse jeni ju veteranë, ku keni luftuat o gënjeshtarë?

Ju quajta gënjeshtarë, pakëz më butë, se juve ju pëlqen kjo fjalë e jo fjala ”rrenë”

Dhe para se të më përgjigjeni, lexojeni me kujdes o veteranë të analfabetëve, që nga vazhdimi i parë ” A kishte organizim ushtarak, “Shtab” të UÇK-së dhe “luftë çlirimtare në Drenofc të Zatriqit e rrethinë?, Bota Sot, 1 mars 2019 dhe në botuar në disa portale ndër të tjera kam shkruajt : ”Në një një shkrim të mëhershëm ”Lufta Çlirimtare e Kosovës apo lufta e UÇK-së”, kam folur për ”luftën” dhe kam dhënë përgjigje për disa nga termat ”luftë” dhe formacioneve ushtarake, UÇK-së dhe FARK-ut etj.

”Që nga dita kur ka dalur ”haptaz” UÇK-ja, më 28 nëntor 1997, me maska e me nofka e deri më sot, pas 20 (tash 22 vjetëve shën. i aut.) vjetëve, asnjëherë nuk është definua si duhet, me një emërtim të saktë e pa ngjyrime politike dhe nga njerëz profesionistë ”lufta” e UÇK-së dhe FARK-ut.

Ndoshta do të ishte dashur të saktësohet se si të emërtohet Lufta Çlirimtare e Kosovës e viteve 1998-1999. Për tu sqaruar kjo, është dashur të lexohen me kujdes fjalorë, leksikone, libra dhe enciklopedi ushtarake.

Guxoj të konstatoj se asnjëri nga “ushtarakët”, por as oficerët e njëmendët nuk e kanë lexuar librin ”Mbi luftën të Karl Filip Gotfrid fon Klauzevicit” (1780-1831)”, gjeneral prusian dhe teoricien ushtarak. Po të kishim njerëz të ditur nga kjo lëmi nuk do mbeteshim gati 20 vite paqartësitë se a duhet të thuhet ”dëshmorët e UÇK-së” apo dëshmorët e kombit? Po lufta a ka qenë e popullit apo vetëm e UÇK-së? Për aq sa unë kam njohuri, në asnjë vend të botës nuk thuhet p.sh Lufta e Ushtrisë Amerikane për Pavarësi, por lufta e popullit amerikan për pavarësi. Po kështu thuhet edhe për luftën e popujve të tjerë të botës së civilizuar.

Po të dalim krejt te vëllezërit ideologjikë të “komandantëve” të UÇK-së, p.sh. nuk thuhet Lufta e Vietkongut por lufta e popullit vietnamez kundër agresionit amerikan. Kështu është edhe me ushtrinë e partizanëve të Laosit (Patet Lao) edhe atje thonë: Lufta e popullit Laosian, pastaj Lufta e populli kinez, grek, Italian, francez, kuban etj. Edhe Enver Hoxha nuk shkoi në sektarizëm të skajshëm, që ti shpallte ushtarët e rënë të Ushtrisë Çlirimtare të Shqipërisë si dëshmorë apo heronj të kësaj ushtrie, por dëshmorë apo heronj të kombit. Kështu ishte edhe në Jugosllavinë e Titos. Edhe këtu kemi dëshmorë apo heronj të popullit?

Kur është puna për veteranët, edhe këta duhet të emërtohen si veteranë të luftës, apo invalidë të luftës e kështu me radhë.

Problem në vete është se si ti emërtohen ngjarjet dramatike të viteve 1998 dhe 1999 në Kosovë? Pasi u munduam të argumentojmë se ngjarjet e viteve të përmendura duhet të emërtohen si luftë e popullit të Kosovës, shtrohet pyetja tjetër:

-A ka qenë kjo ”luftë”, përleshje, konflikt, luftë guerile apo luftë?

Me kujtohet se pikërisht në kohën kur Paskal Milo promovoi librin ”Ditari i një ministri të Jashtëm-konflikti i Kosovës 1997-2001”, në hotelin “Baci” në Prishtinë, e ku veç tjerësh, ishin të pranishëm edhe Adem Demaçi dhe disa nga “komandantët” e UÇK-së, në krye me Hashim Thaçin, asnjërit nuk i shkoi mendja të kontestonte termin ”konflikt” që ishte edhe në përbërjen e titullit të librit. Po e them këtë sepse pikërisht në atë kohë disa militantë të PDK-së donin ti venin në grykë të topit disa autorë të teksteve shkollore të historisë, të cilët e kishin përdorur termin konflikt. Pra Paskal Milos i lejohej kjo “lajthitje”, edhe pse është profesor fakulteti dhe ish ministër i Jashtëm, kurse të tjerëve jo. Kjo është si mizoria e Pigmejëve të Afrikës së Jugut, të cilët duke mos pasur mundësi të matën me njerëzit normalë, sillën si kanibalë të vërtetë ndaj fëmijëve të tyre apo edhe ndonjë individi të pafuqishëm.

Të gjithë ideologët e partizanët e krahut të ”luftës”, duke fillua nga Adem Demaçi, Rexhep Qosja e të tjerë edhe atherë kur kanë folur për ”ushtrinë”, nuk kanë shfrytëzua literaturën ushtarake por kanë dhënë definicione kuturu, psh R. Qosja thotë se UÇK -ja është ushtri sepse ka uniformë, komandë etj.

Të tjerët madje e quajnë si ushtria më e organizuar dhe më e fortë në Ballkan”, Jakup Krasnqiqi. (marrë nga: ”Lufta Çlirimtare e Kosovës apo lufta e UÇK-së?” SINAN KASTRATI, BOTA SOT, 12 DHJETOR 2017 NË ORA: 09:45)

Pyetja ime për ju ”veteranë”, veteranë analfabetë është:

A jeni ju veteranë të UÇK-së, veteranë të kombit, të popullit apo të Kosovës?

Dhe tash filloni e bëheni ”seriozë”, ”Reagim ndaj shpifjeve të pseudogazetarit Sinan Kastrati për luftën e Shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të gabosh është njerëzore, por të tradhtosh interesat e atdheut është kriminale Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte fryt u punës e përkushtimit të shumë brezave dhe aspiratës së natyrshme të popullit shqiptar për liri. Sulmet e pandalshme kundër UÇK-së dhe ikonave të saj janë të pritshme nga armiqtë e lirisë tonë, por të të vijnë sulmet me direktivat e armikut shekullor Serbisë nga pjesëtarët e etnikumit tënd, është kriminale dhe e pafalshme. Madje, këto sulme duken të sinkronizuara me armiqtë shekullor të popullit shqiptar dhe në një kohë tepër delikate për historinë e luftës tonë çlirimtare”

Po cilat janë ato shpifje o analfabetë rrenacakë?

Deri këtu u treguat me të vërtetë se jeni ”veteranë analfabetë” dhe unë propozoj që ju gradoheni prej ”Majorit”, ”Nënkolonelit”, ”Kolonelit” dhe ”Gjeneral”, sepse u treguat luftarak, sikur kur ishit në ”luftë” ju ”komandantët e kafeneve”, të hoteleve, haremeve e hamameve.

”Faktet” e juaja: Te shpifesh kundër vlerave te Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës me shpifje e etiketime ne oden e Ali Muharremit ku ka qene prezent edhe djali I tij Ruzhdi Muharremi veteran, po ashtu dhe Beq Makshana i cili deklaron qe nuk ka aplikuar për status te Veteranit (Shif deshm.) te shpifesh për heronjtë e luftës Çlirimtare te Kosovës, te shpifesh per Bacen e Madh Isuf Gashi, aktivist I lëvizjes kombëtare, i burgosur per veprimtari kombetare para lufte e pas lufte, luftetar e I plagosur ne lufte, I kyçur ne lufte me krejt familjen e tij, I cili I dha Kosoves edhe dy nipat e tij heronj te Kosovës, kjo është e pafalshme për pseudogazetarin dhe te gjithe atyre qe servuan shpifje dhe nxitje për këto shkrime etiketuese mbi vlerat tona Kombetare.
Te shpifesh kunder heronjeve Fehmi LLadrovci, Mensur Zyberaj, per te cilen e lane token e Kosoves me gjakun e tyre, dhe fale heroizmit dhe sakrifices se tyre ne gezojme lirine per Shoqatat e dalura nga lufta ( OVL-UCK) Rahovec kjo gje eshte e patolerusheme, dhe e papranushme si e tille duke u shërbyer me dëshmi te fabrikuara ne kuzhinat serbe te Beogradit dhe duke u servuar si e “vërtete” ne opinionin Publik te popullit liridashes te Kosoves.

”Zotëri”, nuk tërhiqem. Ate që kam thënë, me plot gojën e përsëris:

-A është e vërtetë se Isuf Gashi është plagosur rëndë, kur ishte me Gani Paqarizin? A kanë qenë në automobil bashkë me Gani Paqrizin, në karrigat e para ndërsa serbi i zënë rob në karrigat e mbram?

A e ka vra serbi ”i zënë rob” Gani Paqarizin, me nofkën ”Rreziku” ndërsa Isufin, që ju ”e mbroni”, e ka lënë gjysëm të vdekur?

Pasi ”të marrë” përgjigjen”, nga do t`ju pyes:

-A vërtetë kështu keni qenë ju, të gjithë komandantët? -A kështu kur ju, pas ”fitoreve” (ku?), ushtarët dhe gjeneralët serbë i keni shetitur me limuzina? – Pra, (ar) miqt, ju nuk i keni kontrollua, pasi që ata nuk kanë paraqit rrezik për juve?

Pra Isuf ”gjenerali” paska ”luftua” me limuzina.

Dalim te Fehmi Lladrofci. ”Zotëri gjeneralë” apo ”veteranë analfabetë, me keqardhje e them se baca Ali, Ali Gashi ka thënë, citoj ”Të vetmen gjë të cilën sipas plakut të familjes Muharremi, pra Etemin, Sianan Kastrati e ka shkruar në mënyrë korrekte është momenti kur ky i fundit ka treguar se si Muharremi i ka thënë se Fehmi Lladrovci ka thënë për Rugovën “Ai qeni, me këlyshët e tij”.

“Po, i kam thënë, nuk e mohoj pasi që Fehmi Lladrovci ato fjalë “Rugova, ai qeni plak” i ka thënë në prezencë të 300 burrave, dhe kjo është e vërtetë…” (Është një reagim i papublikuar e Ruzhdiut, djalit të Ali Gashit).

Beq Makshana: Ai shyqyr është gjallë dhe shëndosh e mirë e teshat nuk pe zishin prej shnete. Beqa, nuk mundet me mohua këte që ka thënë: ”Ka qarkullua një listë me më shumë se 160 persona për likuidim. Nuk ka ofrua kurrfarë dëshmie. Dhe, në demostratat në qytetet e Zvicrës ka mabjtur fotografitë e Adem Demaçit, Ali Lajçit, Hydajet Hysenit (dhe një tupan në shpinë, shën. Imi).

Këto i ka thënë ai.

Ai mundet tash, ti ndryshon fjalët por këto janë, ato që ai i ka thënë.

Tash po iu pyes juve “zotëri”: Personat e vrarë, të zhdukur e të keqtrajtuar që ju i keni përmend, unë i kam shkrua, po iu pyes prap:

-A janë ata gjallë dhe ku gjenden?

Kush i ka vrarë?

Ju duhet ta thirrni ndërgjegjën tuaj e leni ato rrakapenla se kush ka qenë bashkëpuntor i serbit, se këto kapalla më më nuk iu shitë, nuk iu pin ujë kjo punë.

-Tregoni të kundërtën, qitni dëshmi.

“Zotëri” e ti Ruzhdi, djali i bacës Ali:

-A nuk është e vërtetë se Mahir Hasani e Mensur Zyberaj, vellai i Osman Zybarajt nuk i kanë thënë bacës Ali: “… ta marrim kamionetën e nuk të vesim”?

-Po Hasan Rrustemi, udbash e vëllain, Murat Rrustemin, kondukter nuk i kanë marrë i ashtuaquajturi “shtab” i Drenofcit?

-Ku janë këta dy?

Hasanin e vrasin “Në emër të popullit”, e ka vra vra Asman Zyberaj, ju në odën e bacës Ali e keni thënë ndërsa vëllai, Murati zhduket në burgun e shkollës e Drenofcit të Zatriqit. Për burrin me plis të bardhë, që është vrarë në oborr të shkollës, askush nuk e dinte, kush ka qenë ai.

Aty ka qenë edhe Sabit Geci, “Qopa”, që thuhet se gjoja shkaku i tij, Sabiti është “tapall” ose “Qopë”.

Po Behajdin Hallaqi, njeri shumë autoritativ, ku mbeti. Ai ishte në Drenofc dhe aty është zhdukur. U tha se në kohën kur ai u zhduk, aty “qëlloi” Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Hysen Brahim Muhagjeri i katundit Denjë, edhe ai është zhdukur në Drenofc.

Dhe në “fund”, është zhdukur edhe Avdi Muhamet Berisha nga Brestofci.

Për këto që unë kam shkruajt, o “veteranë analfabetë” e “të rrejshëm”, janë të vërteta sikurse që është e vërtetë se ju e as Habib Zogaj s`keni bërë asnjë dakik luftë e nuk e keni çlirua asnnjë copë tokë sa “Lehtë e kepëve” dhe vetëm aty ku ka ikur për qellime taktike ushtria serbe, ju jeni krekos si knusi n`pleh “gjoja e çliruam” por as edhe dy dakika nuk keni qenë në gjendje me e mbrojtur bile, shpesh keni ikur para popullatës e kur ata iu kanë parë që ju po ikni, e kanë marrë vesh çka po i pret.

Jo rrallë, o “veteranë” nuk i keni lënë popullsinë të shpërngulen nga shkakau se ju, “veteranët e rrejshëm” jeni mëshefur e keni qenë më të sigurtë që në asnjë luftë tjetër në botë nuk ndodh. Kjo as tash nuk ndodh, në Sieri e as në Afganistan, Irak, Libi etj.

E dini pse?

Sepse ju, “Veteranët e rrejshëm”, afro 70 apo 80. 000 mijë keni qenë rrenacakë ndërsa ushtria e Lekës (Aleksandrit me 30.000 ushtarë e ka pushtua edhe Azinë)

Pres përgjigje, por jo, mos përdorni retorikë, fjalë boshe pa anjë kuptim, tregoni fakte!

P.S. Sot është 11 Marsi. Më 11 Mars 1981 unë isha një nga demostruesit më cimerin tim. Ali Lajqin, e ju veteranë, ku ishit?

Një nga ish shokët e mi student dhe tash mik shtëpi, Prof. Dr. Milazim Krasniqi, pasi kishte dëgjua dhe lexua, pasi dola nga burgu e izolimi që isha në Prishtinë, Ferizaj e në Tuzëll më ahkruante:

“(Till: Sinan Kastrati, 2015-03-20)

I nderuari Sinan,

me shumë kurreshtje dhe me shumë dhimbje e lexova fillim e mbarim këtë tekst tëndin të sinqertë e të detajuar për ato ngjarje dramatike dhe ato vuajtje që ke përjetuauar. Shumë prej tyre i kam pasë dëgjuar më herët po prej teje,por kështu të lidhura, ato ma ngjajnë shumë më tronditëse. Vetëm njerëz të drejtë e të sinqertë sic ke qenë dhe ke mbetur, mund të shkruajnë kështu. Rrëfimi yt zbulon edhe një tragjedi tjetër, krahas asaj personales: as pas 34 viteve drejtësia nuk është vënë në vend, sepse dhunuesit e rinisë studentore nuk kanë marrë asnjë dënim, madje as dënim moral. Ky është një dështim i shoqërisë dhe i shtetit tonë. Por, ti e ke kryer punën tënde: ua ka nxjerrë emrat e mbiemrat, i ke nxjerrë nga skutat e errëta ku fshihen, në dritën e diellit. Tash do të duhej që shteti të ngrinte aktakuza ndaj tyre për dhunimin brutal që i kanë bërë popullit të vet. Ndërsa, tradhtarët si Sadik Blakaj do të duhej të dënoheshin edhe moralisht, duke ua përjetësuar në kujtesën e kombit tonë turpin që kanë bërë.

Si gjithmonë, vazhdoj ta ruaj e ta kultivoj miqësinë dhe respektin për ty dhe familjen tënde. Dhe të gjithë ne si familje kemi qenë dhe jemi të nderuar që kemi një mik të sinqertë siç je ti.

Milazimi

Vazhdon