Reagim: Për kë e ke luftën, për Serbinë apo për Kosovën, o Rexhep Selimi?

28.09.2016 23:24:11

Nga Rexhep Kastrati

Rexhep Selimi, njeriu që ditën kur u vra Adem Jashari me familje nuk kishte shkuar ta ndihmonte, por sipas gjasash e shikonte flakën që i dilte kullës sëJasahrëve nga Kodrat e Lludeviqit; njeriu që është akuzuar nga shokët e tij për tradhti dhe për shumëçka të keqe nga koha e luftës; të akuzuar publikisht edhe për vrasje politike, e ka zgjedhur ditën e sotme për të folur për luftën. Fillimisht, Rexhep Selimi kishte shpallë luftë ndaj fqinjve, kurse më vonë kishte konstatuar luftën të papërfunduar me serbinë pasi ajo na paska në kushtetutë.Dhe këto kërcënime me luftë vijnë pas paralajmërimeve të Albin Kurtit dhe Ylli Hoxhës për luftë, e që do të thotë se platforma, koncepti apo edhe ideja e luftës në sektën okulte të Albinit është gati. Është konteksti kohor, janë rrethanat e brendshme, rajonale dhe më gjerë ato që e bëjnë luftën dhe paraljmërimet e kërcënimet me luftë kundërkombëtare dhe në përputhje me interesat e Serbisë dhe të Rusisë. Është kështu për faktin se ka 17 vjet që ka përfunduar lufta, dhe ka 17 vjet që në Kosovë kanë funksionuar institucionet e pëtbashkëta me UNMIK-un, pastaj Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes, e më pastaj institucionet e shtetit të Kosovës, dhe gjatë tërë kësaj periudhe, Rexhep Selimi kurrë nuk e ka përmendur faktin se Serbia na ka në kushtetutë. Dhe kujtohet pas 17 vitesh jo për faktin se nga ka në kushtetutë, sa për të thelluar më tej konceptin dhe idenë e luftës në Kosovë. Në fakt, Serbia kurrë nuk  e ka hequr Kosovën nga kushtetuta, dhe askurrë sekta okulte e Albinit nuk e ka bërë problem, por e ka bërë problem kushtetutën e Kosovës, dhe për ta rrëzuar atë dhe institucionet e dala prej saj, pra edhe pavarësia, ka bërë dhe po bën të gjitha angazhimet e dhunshme, anarksite dhe vandalo-terroriste. Pra, kurrë nuk ka qenë çështje pse Kosova është pjesë e kushtetutës së Serbisë, por pse Kosova ka kushtetutën e saj. Dhe tash kur gjeopolitika dhe gjeostrategjia po ndryshon, kur komapktësia e shteteve perëndimore është thyer dhe ndikimi rus po rritet gjithnjë, dhe kur situata në Bosnjë mund të shpërthejë, dhe Serbia ka nevojë që të tjerë të ndezin flakët e luftës, tash sekta okulte e Albinit, del me zë dhe me këmbënguje flet për luftën dhe kujtohet se Serbia na paska në kushtetutë. Po ashtu, Rexhep Selimi kujtohet se Serbia na ka në kushtetutë në kohën kur BE nëpërmjet Kapitullit 35 ka kërkuar që të normalizojë marrëdhëniet, të zbatojë marrëveshjet e Brukselit, por edhe ta heqë Kosovën nga kushtetuta e saj. Kjo do të thotë se Rexhep Selimi shkon në përputhje me interesat e Beogradit, sepse vetëm Beogradi do trazim dhe destabilizim të situatës, në mënyrë që të fajësojë shqiptarët dhe të mos zbatojë Kapitullin 35 të BE-së. Aq më tepër kur Rexhep Selimi kërcënon me luftë paradite e pasdite, por edhe në mbrëme dhe mbasdarke. Intensifikimi i kërcënimeve dhe paralajmërimeve për luftë në kohën kur vendi ka nevojë për stabilitet për të përmbyllur disa procese të rëndësishme të brendshme, rajonale dhe ndërkombëtare, siç është ushtria, demarkacioni me Malin e Zi, zbatimi i MSA-së, liberalizimi i vizave, anëtarësimi në organizata të ndryshme dhe shumë procese të tjera, dhe në kushtet kur Serbia është përballë trysnive të shumta qoftë në raport me Kosovën, qoftë me Bosnjën, qoftë për raportet e saj me BE-në, do të thotë se përfundimisht janë pjesë e skenarëve serbo-rusë për destabilizimin e rajonit.