Reagim: Raporti i DASH për trafiqet me qenie njerëzore është shumë i qartë dhe nuk lë shteg për keqinterpretime

19.10.2016 11:28:52

Nga Rexhep Kastrati

AAK ka reaguar lidhur me Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, që ka të bëjë me trafikimin e qenieve njerëzore, dhe e ka trajtuar sikur kjo çështje të jetë çështje e lindur gjatë kësaj Qeverie, dhe sikur kjo çështje . Aq më keq, kur një dokument zyrtar amerikan e interpreton siç i interpretojnë dokumentet e brendshme. Dhe kjo do të thotë se nga ai Raport që në tërësi ka 422 faqe, kurse për Kosovën ka 2/3 e faqes 231, faqen 232 dhe disa rreshta nga faqja 233, pra marrë në tërësi më pak se dy faqe. Dhe në këto më pak se dy faqe, ky Raport vë në pah shumë elemente të trafikimit me qenie njerëzore, përfshirë edhe faktin se për gati një vit, Agjensia kundërtrafikimit ka qenë pa drejtues. Po ashtu, ky Raport bën fjalë për rritje të luftës kundër trafiqeve njerëzore, nga 155 raste të ndjekura më 2014, në 165 raste më 2015. Gjysma e këtij Raporti flet për angazhimet e Qeverisë për të luftuar trafikun me qenie njerëzore, veprimet që kanë ndërmarrë institucionet  shtetërore për ndjekjen, arrestimin dhe parandalimin e këtij trafiku. Po ashtu, ky Raport e sheh çështjen e trafiqeve me qenie njerëzore më kompleks, ku korrupsioni qeveritar është vetëm një aspekt, kurse aspekte të tjera, apo shumica syresh nuk kanë të bëjnë fare me të. Ky Raport, në mënyrë grafike e përshkruan çështjen e trafiqeve në mënyrë kronologjike që nga viti 2009, përkatësisht që nga viti i dytë i pavarësisë, nga i cili kuptohet hershmëria e kësaj dukurie kriminale.

grafiku

Një pjesë e madhe e trafikimit bëhet nga të afërm të viktimave të trafikimit, dhe më motive të ndryshme nga ato për shfrytëzim për punë e deri te trafikimet me motive seksuale. Po ashtu, në Raport përmenden edhe zyrtarë komunalë të përfshirë në trafik, dhe përmend raste që janë hetuar nga institucionet përkatëse. Natyrisht, se dukuria e trafikimit me qenie njerëzore është shqetësues, por është po ashtu e qartë se derisa ka struktura mafiozo-politike të përfshira në trafiqe të ndryshme, pra edhe në trafikim me qenie njerëzore, derisa një pjesë e strukturave të tilla merren me haraç, me trafiqe droge etj., do të jetë e vështirë që dukuria e trafikimit me qenie njerëzore të luftohet rrënjësisht. Pavarësisht se detyra e opozitës është që të bëjë trysni mbi Qeverinë për përmirësimin e punës së saj, megjithatë, devijimi apo keqinterpretimi i raporteve të ndryshme të sheteteve të ndryshme i bën keq vetë partive opozitare, sepse hap një debat më të gjerë shoqëror për këtë dhe për çështje tjera, në të cilat do të mund të dilnin më shumë të përfshira edhe vetë ato parti. Duhet thënë se përveç formave të tjera kundërligjore dhe kriminale, pasurimi i shumë komandantëve dhe jo vetëm i tyre është bërë edhe me trafiqe të ndryshme të drogës, të qenieve njerëzore, sidomos për arsye prostituimi . Gjithsesi ka ehde brenda strukturave tëpolicisë së shtetit, madje mund të ketë edhe kuvendarë të Kuvendit të Kosovës, edhe nga partitë opozitare që janë të përfshira në trafiqe të tilla. Dihet botërisht se bazat e policisë së Kosovës janë vënë nga ish-strukturat e UÇK-së pas çmiltarizimit të saj, prandaj, policia e Kosovës, edhe pse ka arritur shumë në aspektin e profesionalizimit të saj, megjithatë nuk ka mundur ta eliminojë gjithë trashëgiminë kriminale të mëhershme. Megjithatë, trafikimi i qenieve njerëzore është një çështje e rëndësisë shoqërore dhe përgjegjësi e shumë institucioneve të pavarura, të partive të ndryshme etj., e jo domen ekskluziv i Qeverisë. Përkundër, të gjithave, edhe ky Raport ka evidentuar faktin se Qeveria ka përkushtimin për ta luftuar këtë dukuri.

“Qeveria ka vazhduar përpjekjet për të parandaluar trafikimit. Gjatë vitit, është miratuar formalisht plani i veprimit të antitrafikut 2015-2019, i hartuar me mbështjen e OJQ-ve dhe të ekspertëve ndërkombëtarë. Qeveria ka filluar zbatimin e këtij plani, duke përfshirë edhe shpërndarjen e burimeve për disbirsim pprej 288.000 euro (313.384), në drejtim të zbatimit të planit.”