Reagim/Ruzhdi Ali Muharremi i Drenocit e ju ”veteranë” të tjerë, më nuk keni ”besë” nga unë!

16.03.2019 12:50:10

Sinan Kastrati, Suedi

Reagim kundër ”Reagim derguar nga Ruzhdi Ali Muharremi”

Reagim ndaj disa shkrimeve që po qarkullojnë nëpër rrjetet sociale të informimit ku si objekt kanë odën dhe familjen e Ali Muharremit nga fshati Drenoc, komuna e Rahovecit” të publikuar në rrjetet sociale

Ruzhdi, dëgjoje edhe ti të vërtetën time

Djali rrenc i babës së mirë

Ruzhdi a je edhe ti veteran?

Ruzhdi, paske mbetur gjak hupt

O baca Ali, djali po t`shtika edhe me rrejt

Baca Ali, të kuptoj por edhe ti kuptom mua!

Dhe pakëz mahi Ruzhdi 

Ruzhdiu ”reagimin” e tij nuk e paska drejtua  kundër meje e as individi apo ndonjë ”shoqate” por ”kundër” rrjeteve sociale.

Që në fillim ”zotëri” i ”sqarimit” Ruzhdi, po i bishtnon të vërtetës kur thua:

Në qershor të vitit 2018, për arsye të kohës s’më kujtohet data, por isha në shtëpi dhe Fetah Berisha më lajmëroi në telefon se po donë me ardhë me një shok të vet, mysafir, mirë se vini i kam thënë. Mos me e zgjatë, në odë erdhën: Fetahu me Sinan Kastratin, Beqir Makshana e Xhemajli Kastrati”

Ruzhdi, mirë që nuk e ke quajtur ”reagim” sepse fjala ”reagim” ka një kuptim e qëllim tjetër nga ajo që ti e thua. ”Reagimet bëhen për të mbrojtur ose për të sulmuar! Ti as nuk je mbrojtur e as nuk ke sulmuar. Prandaj të them ty Ruzhdi e ruzhdive të tjerë: Nuk më duhet mbrojtja e askujt, ndërsa, sulmi që jeni përpjekur të ma bëni, mua ti e para teje argatët badihavgji”, veteranët nga Drenofci e Rahoveci, janë të dështuar, sepse mua më mbron e vërteta që është në anën time, e pastër si loti”

(Për më shumë lexoni për disa ”veteranë të tjerë në Suedi, ”që hyne laknave”, që thoni ju Podrimja apo, ”dath nëpër sarrnishta”, natyrisht kundër meje. Po ju dërgoj reagimet e mia kundër tyre. Ka gjithesejt (shtatë ”sqarime” e) e tre reagime të mia:

“Reagim: Po, ti Hajdin Abazi me gojën tënde ke thënë: Unë do ta vras Ibrahim Rugovën!”

Reagim ndaj shkrimit  të Hajdin Abazit me titull: “Si e vrava Ibrahim Rugovën në mars të vitit 1998!”, botuar në Bota Press – 12/11/2014. S.Kastrati, Suedi

”Edhe njëherë rreth Hajdin Abazit dhe argatëve të tij, S. KASTRATI BOTA PRESS – 24/11/2014”.!

”Katër musketarët e ”luftës”, ”betejave të lavdishme” dhe vrasjes së paqes”, S. Kastrati, BOTA PRESS – 16/12/2014).

Pra siq po shihet Ibrahim Rugova ka qenë cak i sulmeve nga të gjithë lpk-istët.

Dhe tash Ruzhdi, dëgjoje edhe ti të vërtetën tme:

Unë kam ardhur me Fetah Berishën nga Drenoci dhe Hasan Dan Kastratin, kusheri timin nga Turjaka.

Më përpara u ndalëm në Rahovec, në Hatel Parkun dhe pim nga një kafe me Dr. Skender Gashin, gjinekolog, gjithashtu katundar i juaj e ish shok e cimer i imi në kohën e studimeve (Ka banua në dhomën nr.3017 në Konviktin nr 3, në QS (Qendrën ose Qytetin e Studentëve, bashkë me Dr. Xhevat Durmishin, tash baxhanak im dhe Nexhat Ibrahimin, muzikolog me vendbanim në Prizren). Fetahi me kerrin e vetë, na ka vozitur dhe ka qenë ide e dëshirë e Fetahit që të vijmë në Drenofc.

-Te kush po shkonim?

-Unë nuk e kam ditur!

Nuk e kam njohur asnjë, me ata  që tash u bënë ”miq” e ju veteranet mashtrues, u bëtë me ”nam e me nishan” e besa, u bëtë edhe ”gazi i dyjasë”. Nuk e kam njohur e as dëgjuar as për becën Ali, burrë me të vërtetë i mirë.

Ruzhdi, Beqir Makshana, ka ardhur pak para se me u ”hangër darka” si dikur në ” darka në natën e dasmës”, hahej vonë, e dita ka qenë e martë, 26 qershor 2018, një ditë plot me diell podrimqak që ngrohte sikur të ishim në midis të Dukagjinit, aty ku më shumë se gjithkun ngroh dielli, na freskon edhe uji i lumit të Drinit të Bardhë e …..na flladit era e Bjeshkëve të Rugovës, që një pjesë, edhe ju ”veteranë”, ia falët Malit Zi e nuk e patët të arsyesme, bile të reagoni me një protestë, jo prostë të dhunshme siq bënit dikur me Faik Fazliun kur Flamujt Dardanë të Ibrahim Rugovës, në Prishtinë, i shkilshit e i dhunonit ndërsa hiç më larg se 5 km në drejtim të Lindjes, në Graçanicë, atherë e tash valon flamuri serb me Katër S-a. Psehin lype te “komandantët” se të gjithë janë në pushtet: Hashimi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj e … Fatmir Lima.

O Ruzhdi, fol bre djalë të vërtetën e mos i mbyll sytë si maca ner sofër, kur han bukë. Ndoshta e din pse i mbyll maca sytë kur të han bukë? Që kur ta pyesin ”megjlisi” macën në ”dyjanë e gatë” se a të kanë ushqye e qysh të kanë kqyr ”robt e shpisë”, ti do të thua: -Kurrë bukë me sy s`kam parë! Qeni reagon:

-Mos rrej moj macë se mua ”nër hamar” më kanë prue bukë e ty nër sofër, edhe mish të kanë qit fëmija.

Ruzhdi, nuk kam ardhur në Drenofc me marrë intervistë Xhemajli R. Kastratin. Se nuk jam gazetar e as nuk jam marrë me këtë zeje mund ta dëshmoj, sepse është punë e lodhshme dhe e mërzitshme, ke të bësh me njerëz si çiftat e tu ”që ner sy ti han fjal`t”. Nuk e kam njohur as Xhemajliun i cili e ka sqarua në reagimin e tij kundër reagimit të ”veteranëve” dhe të ”OVL të  Rahovecit  e as nuk kam thënë po shkruaj libër. Këto nuk janë të vërteta, pra janë trillime e gënjeshtra.

Për Hasan Makshanën që e kemi nip kjo është e vërtetë por ai ka vdekur. Kanë vdekur edhe Bajrami e Halili.

Djali rrenc i babës së mirë

Dhe Ruzhdiu, si Ruzhdiu, tregon edhe ”të vërteta”, sepse nuk po mundet pa tregua, së pakut veç një pjesë të asaj ndeje të mirë, nga ana ime, mendoj unë.

E ajo e vërtetë, sipas Ruzhdiut që unë qenkam “besnik” është  kur unë i kam bërë pyetje të ndryshme bacë Ali Muharrem Gashit, për shembull:

– A është e vërtetë që Fehmi Lladrovci në një tubim në shkollë ka thënë: “Ai qen me këlyshët e vet (për Rugovën)”… ?

-Po i kam thënë, e vërtetë është se aty kanë qenë mbi 200 veta.”. As kjo nuk është e vërtetë o Ruzhdi Rrenci!

O Ruzhdi, mos rrej bre burrë he mozomakeq për ty e për vjetët e tua!

Unë nuk e kam pyetur bacën Ali e as askund tjetë për Fehmi Lladrofcin sepse ate e dëgjova nga ju, nga baca Ali. Pra nuk e kam pyet e as që më ka shkua në mendje te ai por ti më në fund u bëre ”burrë” e ja shkrepe:

-Po i kam thënë, e vërtetë është se Fehmi Ladrofci ka thënë ” “Ai qen me këlyshët e vet (për Rugovën)” e aty kanë qenë mbi 200 veta.”. E mua më ka thënë: Janë kân 300 burra.

 Edhe kjo është gjysëm e vërtetë apo gjysëm rrenë.

 Ruzhdi a je edhe ti veteran?

Të lutem, nëse je ”veteran” i UÇK-së, dorzoje “librezën” sepse ti qenke kalemli, po dike shkrim-këndim e “veteranët” dhe “komandantët” e UÇK-së kanë pasur të kryer kurse analfabetizmi, të kryer natën e nëpër oda dhe asish që ishin “shkollua” nga viti shkollor 1991/1992 e më vonë, që vazhdon edhe tash në univerzitet “shtetërore” e private. Ndoshta edhe i kanë blerë diplomat me pare për çka unë jam i sigurtë se ka “koandantë”  të tillë ndoshta më shumë se 12.000 mije, me diploma univerziteti. Ndoshta edhe juve, Hasha iu ka premtua, edhe juve të Drenocit me e hap ndonjë univerzitet, se ka ende “veteranë” pa diploma univerziteti.

Univerziteti i ardhshëm për “veteranë”, duhet të hapet në Drenoc e në ….

Dikush tha në odën tuaj se ti je “dhaskal”. Tash po besoj se ti paske nevojë urgjente të kryejsh edhe një kurs tjetër të natës, “Kurs për rrenca”, sepse po të “shplohen këmbët”.  E univerziteti që do të hapej ne Drenoc do të jetë i ngjashëm apo afërisht i njëjtë me (kurset e) “Akademinë Ushtarake Hamzë Jashari”, në malet e Drenicës dhe në kohën e luftës, kur e kishin hapur, ish “Shtabi” i Drenicës.

-Ruzhdi, a i beson ti vetvehtes për këto që po thua?

-Nuk e besoj unë. Ti po flet sikur me qenë në “Jerm”

Ruzhdi, a po merr vesh çka desha të them?

Nuk ka pasur “Akademi Ushtarake në Drenicë në asnjë periudhë të historisë, as në kohën e gurit, por vetëm në kohën e Hashimit. O Zot, lum Drenica e lum Drenoci që patën fat dhe e priten Hashën.

Desha të them, se ata, që bënin këso propagande, e keqpërdornin edhe emrin e njërit nga djemtë e mixhës, Shaban Jashari nga Prekazi dhe vëlla i Adem Jasharit, sepse poqese e përmendin emrin e Hamzës e Ademit, Kosova do ta hanë at qorbë pa pikë të yndyrës.

-Jo!

Ruzhdi më nuk i “ham foret e juaja” e as nuk e pim qorbën tuaj! Harroni se u bëtë gaz e përditë po jepni materjale për gazata.

Dhe ku mbetën ata kadetë të “Akademisë Ushtarake Hamzë Jashari” nga Malet e Drenicës?

Doli se edhe ajo paska qenë rrenë. Nuk paska pasur as “akademi ushtarake” në Drenicë e as “Shotë e shatan” në Drenoc (Unë i them Drenofc i Zatriqit).

Ruzhdi, në “reagimin” tënd të turpshëm apo “sqarimin”, qysh ti thua (“ju sqaroj”), unë as bacën e Ali e as Ruzhdi Makshanën nuk i kam pyetur për listat për likuidim por ate me ka thënë baca Ali. Sipas bacës Ali ka pas një listë me 67 emra për likuidim, e ku thuhet se aty ishte edhe emri im emri i bacës Ali, por që nuk e kam parë, tha baca Ali. Dhe kështu e kam thënë edhe unë.

Beqir Makshan ka ardhur vonë, dhe ia ka shtuar ”listës së bacës Ali” edhe 100 të tjerë, pra më shumë se 160 njerëz për likuidim. Këte, baca Ali e kundërshtonte me gjeste, me shtremberim koke dhe e m”shilte njërin sy, shenja që nuk pajtohej por i vinte keq me i thënë ”Beqir, mos rrej”!  

As Beqir Makshana, në pyetjen time:

A e ke parë ti at listë?

Jo, më tha por kam dëgjuar. Kjo kam dëgjuar sipas Beqirit është sikur të thuhet se Beqir Makshana e Ruzhdi Ali Gashi kanë bërë nga 101 voe.

O baca Ali, djali po t`shtika edhe me rrejt

Ruzhdiu po flet “me gojën” e bacës Ali, për 500 markat dhe kamionetën. 

Baca Ali, të kuptoj se nuk e ke të lehtë ta kundërshtosh djalin por qysh bre burrë, me të vertetë je burrë, po pse unë ti bëra këto pyetje?

Unë nuk kam ditur se çka ka ndodhur në Drenofc, por këto, edhe për 500 markat që iu ke dhënë vullnetarisht, unë i dëgjova nga goja jote, sikurse që dëgjova për “kamionetën” (“ … për një kombi qysh ta kanë marrë …”)që tash djali yt, fjalët tua po i shtrembëron, të vërtetën po e tregon “si nëpër dhâm”. Ata, përfaqësuesit “shtabit” të katundit Drenofc, i kanë thënë “Ne ta marrim e nuk të vesim hiç”, për ka baca Ali ndihet keq sepse me të vërtetë ishte burrë i mirë që “ushtrisë” i kishte dhënë tre mashkuj, djalin (Ruzhdiun) dhe dy djem të vëllait e jo qysh thua ti Ruzhdi , me gojën e bacës Ali “i kemi thënë se ju kemi dhënë me gjithë djalë krejt çka kam pas që iu ka dashur ushtrisë iu kam ofruar, bile edhe lopën më të mirë për kuzhinë ju kam dhënë se djemtë e mi i kam pas aty” .

Baca Ali, të kuptoj por kuptom edhe ti mua!

Deri ditën e marte të 26 Qershorit unë nuk kam dëgjuar për ty e as për djalin tënd, mësuesin matrapaz, Ruzhdiun e as për Beqir Makshanën dhe ”yryshet” e Beqës nëpër oda e Zvicërr.

Mua në odën tënde më ka prua Fetahi, pra Fetahi i cili nuk e ka të lehtë as tash të flas sepse nuk din, ”anën e kujt me ia majt”?

Pakëz mahi Ruzhdi 

U bëre i njohur Ruzhdi. Sigurisht se dikush, ndonjë ”pseudo gazetar” apo dramaturg, do të marrë ty dhe ”veteranët” e Drenocit, si personazhët kryesorë të ”Komedive të zgjedhura për ”luftën” e veteranëve mashtrues”

Ruzhdi mësuesi, a kështu i rren edhe nxënësit? Pakë më larg të tregova një ”histori” për komandantët mashtrueas e tash dua të llafosi me ty, sigurisht se do të mundohem të jem sa më i sinqertë dhe shumë ”serioz” edhe pse nuk e kam të lehtë as unë në gjithë këtë ”Telenovele drenociane”.

Edhe pas Luftës së Dytë Botërore, që në Shqipëri e Jugosllavi i kanë thënë ”Luftë Nacional Çlirimtare. Më të “merituarit”,i kanë qitur, në Ballë të Oxhakit. I tillë ka qenë edhe Xhavit Nimani, Xhevdet Hamza etj. Ata për një kohë kanë qenë ndër më të fuqishmit në Kosovë. Xhaviti ishte (edhe) Kryetar i Kryesisë së KSAK (Krahisës Socialiste Autonome të Kosovës), kurse Xhevdeti, ishte … Sekretar i Sekretariatit për Punëve të Brendshme të KSAK.

Nuk po mirren me ate se si kanë punua por po, më mirë se ky pushtet që është instalua me dhunë gjoja pse kanë merita që e kanë Çlirua Kosovën, është RRENE E MADHE. Po ta përsëris: Më mirë kanë punua dhe më të pastër kanë qënë që nga Fadil Hoxha e deri te Azem Vllasi se Hasha e Fatmiri, Samiu e …. Unë dua të tregoj një mahi, që është një “motërzim” me shumë se disa dhjetëra e qindra“heroizma” të ish udhëheqëve të ashtuaquajtur,“shtab” , “shtab” të mëvonshëm të ashtuaquajtur i “UÇK-së”.

Se sa janë analoge, “mësuesi” Ruzhdi, vlerësoje edhe ti:

Pas vitit 1945, përveç mungesave të shumta që kishte Kosova, si në ushqim, veshmbathje, mungesë të shkollave, dorën në zemër mësuesit nga Shqipëria që erdhën, afro 4, 5.000 mijë ndihmuan shumë deri më 1948, kur prishen marrdhëniet shqiptare-jugosllave dhe mësuesit nga Shqipëria kthehen nga kishin ardhur.

Sa më kujtohet mua, (nuk jam i sigurtë) mbeten vetem Shefqet Veliu e Mehmet Gjevori, autorët e parë të Abetarës, pas “Çlirimit” në Kosovë. Sigurisht, ti si “dhaskal”, Ruzhdi  ke dëgjua e ndoshta edhe e ke ruajtur Abetarën e ….

Por po dal përsëri te Xhaviti, ndjesë pastë!

Ai, më duket se nuk pranon me i vazhdua kurset pasi që kishte “shkollë” të madhe …. që e kishte krye diku në Shqipëri.

E vetëm Xhaviti, Xhevdeti, Fadili, Ymer Pula e pakë të tjerë kishin telefona, jo televizor.

Njëherë një grua thirr në telefonin fix te shtëpisë Xhavitin. Gruaja përgjigjet, si gjithnjë:

-Kush âsht në telefon ?

-Jam një shoqe e Xhavitit!

–Çfarë shoqe?

–Jam shoqe e shkollës!

-Hup moj, Xhaviti kurrë nuk ka qenë në shkollë!

Ruzhdi të lutem mos u mërzit se nuk je i pari që rren dhe me siguri se edhe ty kanë me të zgjedhur diçka, ndonjë “pandur” prandaj që të mos mërzitesh po ta tregoj edhe një ngarje pas “Çlirimit”, më 1945. Edhe atherë i kanë zgjedhur njerëzit e “dalluar”. Kështu e kishin pas vendos në Suharekë që s`kish pasur asgjë mas vetit veç një dhi me bisht t`perzhitët.

Por kur ai emërohet kryetar kish pas thënë “Kam me punua si për shpi temen” e te pranishmit filluan të qeshin e të thonë: Kuku çka na paska gjetur ….

P. S. Ruzhdi, ndryshimi i udhëhqësve të Luftë Nacion Çlirimtare, të Luftës së Dytë Botërore dhe kësaj të UÇK-së, të vitit 1998,1999 është shumë i madh. Ata, Fadili po edhe Xhaviti, Xhevdeti e … te deri te Azem Vllasi, kanë pasur vetëm nga një banesë e këta të sodit?

Këta i kanë edhe nga 200 hektarë tokë e …. kanë fabrika e uzina, hotele por më shumë kanë vëllezërit e tyre.

  Vazhdon

Malmö, 16 mars 2019