Reagim: Shaip Muja po propozon diçka që i ndihmon Serbisë

12.10.2016 12:19:42

Nga Rexhep Kastrati

Në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet vazhdimi i sencës së jashtëzakonshme për Nehat Thaçin, pati dhe vazhdon të ketë shumë diskutime pa kurrëfarë vlere, të palogjikshme dhe më shumë demagogji. Mirëpo, ajo që propzoi Shaip Muja, më shumë shkon për shtet Serbisë sesa Kosovës dhe vetë Nehat Thaçit. Fjala është për propozimin që të bëhet suspendimi i negociatave në Bruksel nga ana e Kosovës derisa të lirohet Nehat Thaçi. Vetë ndëelidhja e këtyre dy çështjeve është e rrezikshme, pasi që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe nuk kanë bazë të përbashkët: negociatat në Bruksel zhvillohen në bazë të vendimit të AP të OKB-së më 2010, e jo në bazë të vullnetit të palëve, kurse çështja e Nehat Shaqirit është çështje e sjelljes së Serbisë, e provikimeve të saj për destabilizmin e Kosovës. Prandaj, pala që suspendon, ose refuzon pjesëmarrjen në këto negociata do të kishte ballafqimin me bashkësinë ndërkombëare. E Kosova nuk ka nevojë për ballfaqime të tilla. Përveç kësaj, propozimi për suspendim të negociatave në Bruksel në kohën kur Serbia gjendet përballë trysnisë për çështjen e Telekomit dhe të marrëveshjeve të tjera, dhe kur pritet të ballafaqohet me Kapitullin 35 të BE-së, do të shkonte vetëm në të mirë të Beogradit. Është kështu për faktin se suspendimi eventual i negociatave nga ana Kosovës, do ta shpëtonte nga situata. Serbia, në fazën në të cilën është procesi negociator, është thellësisht e interesuar për ndërprerjen e negociatave. Edhe angazhimet për destabilizimin e Kosovës një nga qëllimet e kanë pasur edhe ndërprerjen e negociatave. Në vend të suspendimit të negociatave, Kosova duhet të tregohet e përgjegjshme brenda saj, e që do të thotë të ketë një unitet politiko-institucional, si dhe një bashkërendim më të plotë me bashkësinë ndërkombëtare. Verëm në këtë mënyrë mund të krijohen rrethanat dhe besueshmëria për pranimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, pra edhe në INTERPOL.