Reagim: Zyrtarisht nuk është përgënjështruar bashkëpunimi i Astritit me autoritetet

12.11.2016 21:41:49

Nga Rexhep Kastrati

Një javë pas vdekjes së Astritit dhe kur janë bërë të qarta shumë informacione rënduese për sektën okulte të Albinit, ka filluar loja me manipulimin e opinionit me dezinformata të ndryshme. Dhe sot, përveç deklaratave skandaloze të Albinit në Prizren, u bë edhe një skandal medietik. Bëhet fjalë për synimet për të fshehur të vërtetën për bashkëpunimin e Astritit me autoritetet, edhe pse zyrtarisht nuk është mohuar një bashkëpunim i tillë. Ka pasur një javë sekta okulte e Albinit që të përgënjeshtrojë informacionet për bashkëpunimin e Astritit me autoritetet, dhe nuk e ka bërë, edhe pse ka përgënjeshtruar informacione që kanë qenë shumë të sakta. Pra, sekta okulte e Albinit ka pasur kohë të kujdeset që të mos merren vesh vizitat e komisarëve të saj te Astriti, por nuk ka pasur kohë të përgënjeshtrojë bashkëpunimin e tij me autoritetet. Dhe përgënjështimi bëhet tash nga burime të dyshimta, por përsëri jo zyrtarisht, vetëm sot pasi hodha dyshime të forta për mundësinë që Astritin ta ketë dënuar Albini për shkak të informacioneve se Astriti bashkëpunonte me autoritetet. Në raste të tilla, përgënjështrimi bëhet zyrtar, e jo “sipas burimeve”, sepse besueshmëria nuk mund të fitohet me “sipas burimeve”.

Në anën tjetër, edhe po  të ketë tash përgënjështrim zyrtar nga ana e sektës okulte të Albinit lidhur me bashkëpunimin e Astritit me autoritetet, nuk është i besueshëm dhe i qëndrueshëm. Dhe është kështu për faktin se është konfirmuar se sekta okulte e Albinit ka gënjyer së paku në dy raste: 1. në rastin e vizitave që komisarët  ia kanë bërë Astritit në burg, dhe; 2. Lidhur me keqtrajtimin psikologjik të Atdhe Arifit në Qendrën korrektuese në Lipjan. Në rastin re parë doli se vizitat janë realizuar, kurse në rastin e dytë, doli se nuk ka pasur keqtrajtime të pretenduara. Pra, së paku në këto dy raste, sekta okulte e Albinit ka gënjer zyrtarisht, e jo “sipas burimeve”. Përveç këtyre, po të mos bashkëpunonte Astriti me autortetet, pse sekta okulte e Albinit kishte humbur besimin te ai? Dhe shenjë e humbjes së besimit ishte edhe fakti se sekta okulte e Albinit mbikëqyrte edhe takimet e Astritit me prindërit e tij. Pra, sekta okulte kishte humbur aq shumë besimin te Astriti sa edhe nuk i besonte as kur takohej me prindërit e tij. Po ashtu, edhe sikleti që kishte Astriti nga prania e komisarëve të sektës okulte të Albinit në takimet e tij me prindërit e tij, është i papërgënjeshtrueshëm.

Prandaj, është kaq e qartë dhe kaq e pamundur të përgënjeshtrohet sa që çdo përpjekje për ta bërë këtë “sipas burimeve”, është e kotë, dhe fatkeqësisht e mjerë për një rast tragjik kur ka humbur jetën një i ri. Dhe është e mjerë që të bëhet përpjekje qoftë edhe për ta shpërqendruar vëmendjen e opinionit nga vdekja dhe rrethanat e vdekjes së Astritit, në pëtpjekje të kota për të përgënjeshtruar atë që nuk mund të përgënjeshtrohet.

Në fakt, përpjekjet e kota për të përgënjeshtruar informacionet për bashkëpunimin e Astritit me autoritetet, bëjnë më të besueshme vdekjen e tij për shkak të këtij bashkëpunimi.