Reagimet e para te Bajernit pas shortit

12.12.2016 13:53:41

Carlo Ancelotti: “Do jene dy ndeshje interesante. Duhet te marrim rezultat ne shtepi qe te jemi sa me te qete ne Londer. Arsenal ka vetem nje humbje kete sezon, por une jam i bindur dhe kam besim tek skuadra ime qe do arrijme qellimin tone, per te kaluar ne cerekfinale.”

Karl-Heinz Rummenigge : “Me Arsenal kemi nje kundershtar te cilin e njohim. Jane te dytet ne Angli por jo larg kreut. Do jene ndeshje te veshtira te cilat duhet ti luajme te perqendruar per te arritur qellimin tone, kalimin me tej.”

Manuel Neuer : “Detyre e veshtire por edhe interesante. E njohim Arsenal sepse jemi perballur shpesh keto vite, dy nga keto here ne kete raund. Kemi arritur te kalojme me tej ne cdo rast. Luajne futboll te bukur dhe kete sezon jane me mire se sezonet e shkuara. Dicka e bukur do jete edhe perballja me Mesut dhe Shkodranin, te cilet i kemi ne kombetare.”

Mats Hummels : “Jam perballur shpesh me Arsenal kur luaja per Dortmund dhe e njoh si skuader. Do jene dy ndeshje te bukura dhe them qe Arsenal eshte short terheqes per Bayern dhe tifozet e tij. Pres me kenaqesi te luaj ndaj Özil, Mustafi dhe Mertesacker.”

Thomas Müller : “Pa dyshim qe Arsenal eshte nje detyre e veshtire. Do perballen dy super klube te Europes dhe ne fund shpresoj qe Bayern te kaloje me tej. Pres me kenaqesi perballjem me Özil.”

Jérôme Boateng : “Arsenal eshte kundershtar i denjë dhe tifozet mund te gezohen per keto dy sfida. Kemi kujtime nga perballjet e kaluara te cilat jane pozitive. Tani duhet ta vazhdojme kete tradite.”

Bajerni do të takohet me Arsenalin në qerekfinalen e Ligës së Kampionëve ne “Alianz Arena” të Mynichut me 14-02-2017. /fokusi.org/