Reagimet në Serbi: E pakuptimtë që Lista Serbe të hyjë në koalicion me Haradinajn

07.09.2017 16:53:27

“Lëvizja e lirë e qytetarëve” ka dënuar qeverinë e Serbisë për “marrjen e një vendimi të çuditshëm dhe tepër të pakuptimtë”, që Lista Serbe të hyjë në koalicion me qeverinë Haradinaj.

Në deklaratën e saj “Lëvizja” ka shfaqur mendimin se zyrtarët francezë mund të ndihen të habitur kur njoftohen për këtë vendim, ndërkohë që shteti serb ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me vendin e tyre, pikërisht për shkak të lirimit nga burgu të liderit që tani do ta udhëheqë qeverinë e Kosovës, njoftojnë mediat serbe.

Sipas vlerësimeve të kësaj Lëvizjeje, nuk ka një përfaqësues a kryetar komune me shumicë serbe që vie nga radhët e Listës Serbe e që nuk është edhe anëtarë i SNS-së, “sqarimi se vendimin për koalicion me qeverinë Haradinaj, kanë marrë përfaqësuesit e Listës Serbe, tingëllon hipokrizi dhe vret mendjen e shëndoshë”.

Në vend që të merren me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe e me gjëra tjera, problemi i vetëm ishte marrja e një vendi ministror në qeverinë Haradinaj.