Reagimi i ambasadorit Kosnet pas lirimit të Sami Lushtakut nga akuzat

24.05.2019 17:50:41

Ambasadori amerikan, Kosnet ka reaguar pas lirimit të Sami Lushtakut nga gjykata, me arsyetimin se është vjetëruar lënda.

Ambasadori Kosnet, është shprehur se gjykatat duhet t’i mbajnë seancat dëgjimore në kohën e duhur, njofton fokusi.org.

Që nga ardhja në krye të shërbimit diplomatik në Kosovë, ambasadori Kosnet ka nxitur një reagim edhr qytetar ndaj fenomeneve negative, si dhe ka qenë aktiv lidhur me zhvillimet në Kosovë.

Para pak ditësh, Sami Lushtaku më të tjerë u lirua nga akuzat për rastin e KEK-ut më arsyetimin se lënda ishte vjetëruar, njofton më tej fokusi.org.

“Gjykata Themelore e Prishtinës, së fundi ka liruar disa të dyshuar në rastin e korrupsionit të njohur si KEK, me arsyetimin se lënda është e vjetër. Gjykatat duhet të mbajnë seancat dëgjimore në kohën e duhur. Drejtësia mund të vie në vend vetëm nëse rastet dëgjohen para se të skadojë afati ligjor për gjykimin e lëndës”.