Reagimi i BIK-ut n ndaj grafiteve me kërcënimet për vdekje

09.08.2018 01:41:45

Bashkësia Islame Kosovës, përmes një kumtese për medie, ka reaguar ndaj kërcënimeve me vdekje përmes grafiteve ndaj zyrtarëve të shtetit, BIK-ut dhe të Komunës së Prishtinës.

Në kumtesë theksohet se kërcënimet me vdekje janë akt i papranueshëm dhe i dënueshëm për shoqëritë normale. Institucionet e vendit e as udhëheqja e BIK-së nuk ndikohet nga individë të natës që thërrasin në dhunë e mbjellin urrejtje e mosdurim.

Ky është teksti i kumtesës:

Kërcënimet me vdekje i udhëheqësve të shtetit, BIK dhe Komunës së Prishtinës përmes grafiteve është akt i papranueshëm dhe i dënueshëm për shoqëritë normale. Institucionet e vendit e as udhëheqja e BIK-së nuk ndikohet nga individë të natës që thërrasin në dhunë e mbjellin urrejtje e mosdurim.

Jemi të bindur që autorët dhe mentorët e këtij veprimi qyqar nuk paraqesin qëndrimin e qytetarëve të Prishtinës e as të vendit. Këtë veprim e konsiderojmë të izoluar dhe ftojmë qytetarë e sidomos studentët që mos të bien pre e individëve që thërrasin në dhunë, përhapin shpifje dhe i kontribuojnë urrejtjes e mosdurimit . Feja dhe objektet fetare te ne gjithherë kanë qenë në funksion të paqes, mirëkuptim, tolerancës e harmonisë. E tillë do jetë edhe xhamia Qendrore e Prishtinës, përfundon kumtesa.