Reagimi i ministrit të financave, Avdullah Hoti, në pikat e mocionit të nënshkruar nga opozita

05.05.2017 10:02:20

I lexova me kujdes pikat e mocionit të nënshkruar nga opozita dhe disa deputetë të PDK-së.
Me perjashtim të deputetëve të Vetëvendosjes, të gjithë të nënshkruarit e tjerë janë shkaktarë të problemeve të përmendur në mocion.
Nuk e kuptoj se ku është etika e një veprimi të tillë politik. Si mund të kritikohet ligji i Trepçës?
Ju siguroj se mocionet e tilla nuk do të mund të ndalin politikat antikorruptive të vendosura tanimë në mënyrë sistematike nga Qeveria Mustafa.