Reagimi i vogëlushit kur mëson vdekjen e nënës ,videoja që ka preke të gjithë:

12.10.2016 16:30:08

Kjo video është shikuar më shumë se 23 milionë herë nga momenti që është publikuar në Youtube.

Një prind shihet teksa i thotë të birit 8-vjeçar se nëna e tij ka vdekur.

“Pse?”, e pyet fëmija”.

“Nga overdoza e heroinës”, i përgjigjet i ati.

Video tregon më pas reagimin e dhimbshëm të fëmijës teksa i ati u çon një mesazh shikuesve, përcjell Tema.

“Kjo nuk është një reklamë, është një ngjarje e vërtetë. Mos konsumoni drogë. Unë kam qenë vetë i varur por prej tre muajsh jam i pastër”, rrëfen ai.