Reagimi pas studimit/ OBSH: Duhani dëmton mushkëritë, nuk të mbron nga COVID-19

24.04.2020 11:18:32
32264980 - cigarette butt with thick fume, studio picture

Organizata Botërore e Shëndetit reagoi pas botimit të studimit francez kontravers sipas të cilit nikotina mund të ketë efekt mbrojtës kundër koronavirusit, duke e bërë të qartë se kjo nuk ëhstë e vërtetë.

“Pirja e duhanit dëmton mushkëritë dhe pjesët e tjera të trupit dhe ju bën më të prekshëm nga infeksioni Covid-19.”, ishte qëndrimi i OBSH-së.

Hipoteza mbi efektet “mbrojtëse” të nikotinës që u publikua nga gazeta Le Monde, pasoi një studim të kryer nga një ekip ekspertësh nga spitali parizian La Pitié-Salpetrière. Sipas të dhënave paraprake nga hulumtimet që vijnë nga vëzhgimi klinik në spitalin parizian, shkalla e pirjes së duhanit në mesin e pacientëve të infektuar me Covid-19 nga një mostër prej 350 pacientësh me një moshë mesatare prej 65 vjeç do të ishte shumë e ulët, “afërsisht 5% e totalit. ”

Epidemiologu Florence Tubach dëshironte të sqarojë se bazuar në këto rezultate, sado të fuqishme të jenë ato, ne nuk duhet të konkludojmë se ka një efekt mbrojtës tymi i duhanit, i cili përmban shumë agjentë toksikë.

“Vetëm modifikuesit e nikotinës ose të receptorëve të nikotinës mund të kenë një efekt mbrojtës, dhe këto të kushntëzuara pasi jemi ende në fazën e vëzhgimit.”

Publikimi i studimit francez, me një eksperiment të nisur në një nga spitalet më të rëndësishëm Paris, ndezi një reagim të shpejtë. “Mos shkoni të blini nikotinë,” tha Ministri i Shëndetësisë Olivier Véran. Rreziku është të krijoni shpresa të rreme midis shumë duhanpirësve si dhe të krijoni raste të reja me koronavirus.

Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë, Jerome Salmon, kujtoi se pirja e duhanit shkakton 75,000 viktima çdo vit në Francë, dhe është një faktor rëndues për sëmundjet kardiovaskulare, të frymëmarrjes dhe të kancerit.

E njëjta maturi ka ardhur edhe nga Italia.

“Eshtë e rrezikshme të lavdërosh një zakon të keq siç është duhanpirja dhe të mendosh se mund të ndihmojë në trajtimin e asaj që është tani emergjenca epidemike”, komentoi Giovanni Maga, drejtor i Institutit Moletik të Gjenetikës të Këshillit Kombëtar të Kërkimit të Pavia-s .