Reagon Gazmend Abrashi: Krejt çka u tha për mua në emisionin “11 thika” është e pavërtetë

13.02.2017 19:33:28

Nënkryetari i AAK-së njëherësh afaristi i njohur Gazmend Abrashi, ka reaguar lidhur me emisionin “11thika” të ZonaExpress, në të cilin u apostrofua emri i tij.

Ai thotë se “Krejt çka është thënë për mua në emisionin ,,11thika’’ të ZonaExpress, nuk është e saktë”.

Reagimi i plotë:

Krejt çka është thënë për mua në emisionin ,,11thika’’ të ZonaExpress, nuk është e saktë. Është për keqardhje se si dikush, nga një takim krejtësisht i rastësishëm dhe spontan, përfol emrin tim, duke fabrikuar të pa vërteta kinse unë kam qenë sekser për njërën apo palën tjetër, në ,,pazarllëqet’’ për Grandin!
Për hir të informimit të opinionit publik, deklaroj se as nuk kam qenë i përfshirë në këto ,,allishverishe’’, as nuk i kam kërkuar kujt para, e as nuk e kam ofruar vetën për ndërmjetësim.
Kjo e pa vërtetë është provuar të shitet edhe disa vjet më parë, por e kanë përgënjeshtruar disa herë vetë ata të cilëve dikush u paska kërkuar para dhe çuditërisht kjo temë rikthehet prapë.
Si një qytetar,afarist, politikan dhe tatim pagues i madh i shtetit të Kosovës, jam i zhgënjyer me etiketimin moral e politik, të një kaste njerëzish, që për të realizuar interesat e veta, nuk lanë njeri pa etiketuar!