Reagon Komuna Qendër: Në asnjë moment nuk është vënë në pikëpyetje siguria e nxënësve

02.02.2017 21:28:25

Komuna Qendër përmes një komunikate ka demantuar akuzat e OBRM-PDUKM-së, të cilët thanë se për shkak të moskujdesit të kryetarit të komunës, Andrej Zhernovski, është vënë në pikëpyetje siguria e nxënësve në shkollën fillore “Dimitar Mlladinov”.

“Pas defektit elektrit në shkollën fillore “Dimitar Mlladinov”, shëndeti dhe siguria e nxënësve në asnjë moment nuk është vënë në pikëpyetje. Nxënësit, si masë parandaluese janë liruar nga mësimi, me qëllim që të largohet defekti. Ky ka qenë një vendim përgjegjës dhe i drejt i drejtorisë së shkollës”, thuhet në komunikatën e Komunës Qendër.

Nga Qendra gjithashtu thonë se instalimi elektrik që ka shkaktuar defektin është vendosur në kohën e kryetarit nga OBRM-PDUKM, Vlladimir Todoroviq.