Reagon LDK në Bavari të Gjermanisë: LDK ka pasur vazhdimisht miqësi me CSU-në gjermane

16.11.2019 20:51:42

Kolegjiumi i nëndegëve të LDK-së në Bavari, përkatësisht nëndegët në Munih dhe në Starnberg, kanë reaguar në lidhur me një qëndrim të degës së LDK-së në Gjermani, por që sipas këtyre nëndegëve, nuk përfaëqson qndrimin e kësaj dege, ndaj CSU-së, e cila është në aleancë të vazhdueshme me CDU-në dhe së bashku përbëjnë grupimin CDU-CSU.

Më poshtë mund ta lexoni të lotë reagimin e plotë:

Miqesia e LDK-se me CSU-në, si parti ne familjen e perbashket ideologjike te partive popullore Evropiane EPP.

LDK-ja ne Bavari ka nje traditë te gjatë ne organizimin e Mergates shqiptare. Nje organizim qe fillojë asokohe me formimin e Aktivit te LDK-se ne Munih, ne Mai 1990 ne Freising.
Qellimi i formimit te LDK-se ne Mergatë perpos organizimin e mergimtareve , e kishte per qellim edhe bashkpunimin me palen Gjermane , qe tek ne eshte partija e qendres se djathtë CSU-ja.
Mergata shqiptare ne Republiken e Bavarisë e gjeti nje mbeshtetje te jashtëzakonshme, duke filluar ne fundë te viteve te 60-ta si punëmarres ( Gastarbeiter ), duke vazhduar si azilkerkues ne vitet e 90 dhe ne kohen me te veshtirë gjatë luftes ne Kosovë 98/99.
Republika e Bavarisë ne keto 7/8 dekadat e fundit udhheqet nga CSU zakonishtë me shumicë absolute, me perjashtim te 2 koalicioneve me partinë Liberale ( FDP ) dhe votuesve te lirë ( Freie Wähler ).
Pasiqe LDK e CSU si parti te qendres se djathtë, qe bejnë pjesë ne familjen e perbashket ideologjike atë te partive popullore te Evropes EPP, duhet rrjedhimisht edhe te kenë bashkpunim me njera-tjetren.
Votuesit e veprimtaret e LDK-se ne Bavari duhet ta perkrahin CSU-në ne zgjedhjet Komunale, Republikane e Parlamentare.
Kolegjiumi i Nendegeve te LDK-se ne Bavari, Nendeget e Munihut e Starnbergut, do ta rrisin edhe me shumë komunikimin e bashkpunimin me strukturat e CSU-së ne Bavari, per ta ndihmuar njera-tjetren aty ku munden.
Mergata shqiptare me ndihmen e strukturave te LDK-se mundet ta perkrahë CSU-në ne zgjedhjet ne Bavari sepse numri i shqiptareve me drejtë vote po shtohet dita-dites.
Ndersa CSU-ja mundet ta ndihmojë komunitetin shqiptarë ne avancimin e integrimin me te lehtë ne shoqerinë Bavareze.
Rasti i fundit per liberalizimin e vizave, ku Ministri Seehofer ( CSU ) eshte berë promotori kryesorë qe kosovaret te levizin pa Viza ne Evropë, e tregon me se miri si CSU mundë ta ndihmon Kosoven.
Gjdo tendencë per ta sulmuar e etiketuar CSU-në , edhe duke e keqperdorur emrin e LDK-se do kundershtohet gjithmonë nga Kolegjiumi i Nendegeve te LDK-se ne Bavari, Nendeget e LDK-se ne Munih e Starnberg.
Kta zera te papergjegjshem nuk i perfaqsojnë politikat e LDK-se ne Bavari, as te LDK-se ne Gjermani, as në Kosovë.

Qëndrime të tilla që janë shpërndarë në emër të degës së LDK-së në Gjermani, e që nuk janë qëndrime tësaj, duhet të ndrëpriten menjëherë!

 

Kolegjiumi i Nëndegeve te LDK-se ne Bavari
Nendega e LDK-se ne Munih
Nendega e LDK-se ne Starnberg

Kryetari: Isuf Qetaj
Nenkryetarët: Musa Hamza, Blerim Cakiqi.