Reagon Limaj: Serbia t’i ndalë provokimet, pjesëtarët e FSK-së të lirohen

19.01.2019 13:57:32

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, ka reaguar në lidhje me ndalimin e dy pjesëtareve të FSK-së nga komuniteti serb në Jarinjë.

Limaj ka thënë se ky veprim, por edhe veprime tjera të orkestruara kohëve të fundit nga ana e komuniteti serb kanë për qëllim frikësimin e serbëve të integruar në institucionet e Kosovës.

“Serbia duhet t’i ndale provokimet njëherë e përgjithmonë dhe sjelljen e saj destruktive dhe pjesëtaret e FSK-së duhet të lirohen menjëherë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Limajt.

“Është shqetësues lajmi për ndalimin e dy pjesëtareve të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga komuniteti serb në vendkalimin kufitar në Jarinje.  Ky veprim dhe veprime të tjera të orkestruara ditët e fundit nga autoritetet serbe, kanë për qëllim frikësimin e serbëve të integruar në institucionet e Kosovës.  Serbia duhet t’i ndale provokimet njëherë e përgjithmonë dhe sjelljen e saj të mbrapshtë. Pjesëtaret e FSK-së duhet të lirohen menjëherë”, ka shkruar Limaj.