Reagon Meta për votimin e negociatave: Duhet reflektim real, jo imagjinar

26.09.2019 23:34:12

Pak pas vendimit të Bundestagut Gjerman që votoi hapjen e negociatave me Shqipërinë ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta përmes rrjetit social facebook.

Falenderim i veçantë Bundestagut, veçanërisht grupit CDU-CSU për angazhimin e tyre serioz në mbështetje të integrimit të Shqipërisë! – shkruan Meta.

Presidenti thotë se “tani urgjent të punohet për zgjidhjen e shpejtë të krizës së rëndë politike dhe plotësimin e 9 kritereve të qarta! Po të ishin dëgjuar këshillat e tyre në kohë, sot do të kishim marrë një vendim pa kushte ashtu si Maqedonia e Veriut”.

Sipas Metës, duhet reflektim serioz për t’i dhënë Shqipërisë një mundësi reale, jo imagjinare, ndërsa uron Maqedoninë së Veriut!