Reagon nëndega e LDK-së në Soloturn: Konfliktin e ka shkaktuar Shefqet Dibrani!

14.09.2016 15:43:17

(Reagim i Nëndegës së LDK-së në Solothurn në shkrimin , PËRLESHJE BRENDA MBLEDHJES SË LDK-SË NË ZVICËR, me autor Shefqet Dibrani, botuar më 11.09.2016, në Koha.Net)

Na u desht të reagojm ndaj një shkrimi, i cili botohet në disa media të shkruara në Kosovë, me qëllimin e vetëm, denigrimin e LDK-së, e në veqanti të degës së sajë në Zvicër. Autori dihet dhe është i njohur për publikun, një autor, i cili u sjell matërjale të pa baza, gënjeshtra dhe poshtërsi të tjera, të cilat aspak nuk përkojn me të vërtetën.

Do të perpiqemi që para opinionit t`a sjellim të vërtetën e datës 11.09.2016, nga Tubimi i Kryesisë së Degës me kryesinë e zgjeruar; ku marrin pjesë, kryetarët e nëndegëve dhe sekretariati i tyre i ngusht, sipas shtrirjes teritoriale në shtetin e Zvicrës.

Tubimi pati karakter pune dhe ishte në formë e permbajtje, parapregaditje, për mbajtjen e Kuvendit tashmë të anuluar të LDK-së, në Zvicër.

Papritmas në telefonin e kryetarit të degës Z. Haki Latifi bie një telefonat, gjëja se një grup nga grupi i Shefqetit duan të jenë pjesë e kësaj mbledhje. Kryetari kërkoi nga ata, që ju mund të vini, por asesi të merrni pjesë në mbledhje, me që dihet elektorati e aktivistët e LDK-së, janë teper të zhgënjyer nga ky grup, e në veqanti nga Shefqet Dibrani.

Filloi mbledhja, kur pas gjysmë ore e pam grupin në perbërje me, Shefqet Dibrani, Ismet Krasniqi, Nazmi Peci e Shaqir Shala u futën në sallën ku mbahej mbledhja.

Kyetari Latifi, i pershëndet dhe kërkoi nga ata që t`a lirojn sallën dhe të presin deri në fundt të kësaj mbledhje pune. Dolën nga salla, me qëllim që pasi  të kryhet mbledhja  të formojm një komision, i cili do të bisedonte me ta, e do të ju konfirmonte medimet e qëndrimet e kryetarëve të nëndegëve dhe kryesisë së zgjeruar.

Të gjithë haptas e publikisht deklaruan se Shefqet Dibranin nuk e njofim dhe se ai nuk mund të jetë në një Kuvend zgjedhor me ne, me që ai me fyrjet e sharjet,  e me sjelljet e tija e ka degradu vetën, andaj nuk mund të jemi në një kuvend, me te. Pas mbarimit të mbledhjes Shefqeti me Kompanin e tijë i cili ishte i paftuar, jo i mirëseardhur në atë tubim, hyri në sall, dhe filloi debati; Kryetari Latifi me qëllimin më të mirë i konfirmoi vendimet e konkluzat, të cilat u nxorrën në atë takim. Në debatin e zhvilluar mbizotroi kultura demokratike e debatit, por edhe kritikat e hapura, në adres të Shefqet Dibranit, se ne nuk mund të jemi me ju në një Kuvend, me që Shefqet Dibrani është strumbullari i së keqës në këtë degë.

Shefqeti i paftuar, dihet se edhe miku i paftuar nuk është i mirëseardhur, por prap menduam të bisedojm me të paftuart, por Shefqeti me kompani e kishte qëllim tjetër, të provokoj, të shaj e të njollos çdo gja siq e ka zakon.

Në ato momente kishte pregadit planin B, të shajn të provokojm, kryesisht ata që që nuk i njofin dhe që janë me të ndieshëm.

Ishte një rast i Izoluar, jo konflit në Degën e LDK-së, në mes të Nazmi Pecit e Mustafë Belulit, për çka ne shprehim keqardhjen tonë.

Andaj nga të gjithë të pranishmit, u pa dhe u dëshmue se; Incidentin e Shakaktoi  Shefqet Dibrani, për mes Nazmi Pecit, duke e fy Mustafë Belulin, në fomat më të  ndieshme, edhe ate duke i fy familjen, dhe duke e marrë karrikën, në perpjekje për ta goditur.

Andaj Shefqet Dibrani provoi që edhe në këtë mënyrë të i qëroj hesapet me Degën e LDK-së, është per të ardh keqë. Por ç`far ndëgjuam të nesermen në gazeta e portale, një të pavertet të madhe, një gënjeshtër, të një gënjeshtari të paskrupullt. Shefqeti provoi që opinionit të i sjell, informata gjëja se; dikush i ka sulmuar ata dhe na qenkan viktima, por e vërteta ësthë krejt ndryshe.

Nuk e kemi besue se Shefqet Dibrani inskenon edhe konflikte të tilla, me që i duhet patjetër, me që ka marrë obligime, t`i permbush detyrat dhe obligimet e marra nga Prishtina, nga mësuesja Vjosa dhe nga Vv.

Mendoj se në Zvicër, nxënsit klasifikohen në klasa të mëdha dhe klasa të vogla. Klasat e vogla kanë deri 9 nxënës, kryesisht jan ata që janë më të ngadalshëm, e mësuesja ka nevoj me u marrë më teper me ta. Por po shifet se, «  E dashura mësues ka ngel edhe vetë në klasë, me që nuk ka pas dije e aftësi të konsiderueshme me u marrë me këta nxënës, të cilët nuk e marrin mësimin shpejt, por edhe kërkojn një msuese që ka aftësi profesionale adekuate për të u marrë me ta.

Andaj mësuesja e nderuar, me projektin e falenderimet e Vv, ka dështuar dhe ka persërit vitin, uroj që këtë llojë mësuese mos ta kemi më, në klasat e vogla !!!!

Në Kuvendin e Kosovës, Glauk Konjufca, kryetar i grupit parlametar të LVV, në një prononcim, publikisht falenderoi Vjosa Osmanin për perpjekjet e saja, e ndihmën që i ka orfuar LVV, në disa fusha, por ishte një falenderim teper i veqant, kur kihet parasysh se, Vjosa e ka pas të vështirë duke e njoft LDK-në, se është parti për shtetin, e në saje të ekzistencës së LDK-së, edhe me Degën e LDK-së, në Zvicër, sot e kemi këtë shtetë që nuk e kemi pas kurr.

Shefqet Dibrani i cili njifet me zërin kritik e shpifarak, medoj të shkoj pertej asaj që ne e quaj paksa apnormale.

Më datë 21.08.2016, në Zyrih, në Restaurat Salmen, morri pjesë e koketoi me krerët e Vv, në Zürich, me qëllim të ndertimit të një platëforme të perbashkët,

Biseduan e nuk u dakorduan, mbi prisin dhe promotorin e një demonstrate para Konsullatës së Kosovës në Zürich.

Ne kemi bërë protesta të njipasnishme kunder Millosheviqit, para ambasadave e konsullatave të Sërbisë në Zvicër dhe EU, por nuk e kemi pas në kokën tonë, se sot kur e kemi shtetin ton, dikush nga ne kërkon leje në Policin e Zirihut per të protestuar, para konsullatave tona, vaj halli per këtë njeri, të dal menç, e ne kemi një urim për perendin që t`a sjell prap në jetë.

Me shpresë se mjeteve të informimit dhe opinionit jav thasht të vërtetën, e një ndodhie e cila ndodhi, e pregaditur nga njeriu e grupi i paftuar, por që kishte ardhur per të shkatuar incident. Uroj që ky njeri të pushoj, e mos të merret me këtë punë. LDK-ja, është akoma më e fort, është forcuar edhe më shumë, andaj çdo përpjekje për t`a njollos, e për t`a shkatrruar do të jetë e dështuar.

Nëndega e LDK-së në Solothurn  e njeh mirë kualitetin e anëtarit të kryesisë Ing. Nazmi Peci, duke i shprehur keqardhje për situatën e krijuar, por ky veprimtar nuk ka nevojë për tutorë, që shohin vetëm zi e mendojnë keq. Sepse jemi të vetëdishëm që ka dashakqinjë që mundohen të përfitojnë poena duke e keqpërdorur dhe të hedhin barot në zjarr lidhur me këtë rast.

Në të njejtën kohë edhe z. Mustafë Beluli, sekretar i nëndegës së LDK-së në Solothurn nihet si veprimtar i devotshëm. Nëndega e LDK-së në Solothurn  e njeh mirë kualitetin e anëtarit të kryesisë Ing. Nazmi Peci, duke i shprehur keqardhje për situatën e krijuar, por ky veprimtar nuk ka nevojë për tutorë, që shohin vetëm zi e mendojnë keq. Sepse jemi të vetëdishëm që ka dashakqinjë që mundohen të përfitojnë poena duke e keqpërdorur dhe të hedhin barot në zjarr lidhur me këtë rast.

Në të njejtën kohë edhe z. Mustafë Beluli, sekretar i nëndegës së LDK-së në Solothurn nihet si veprimtar i devotshëm. Nëndega e LDK-së në Solothurn  e njeh mirë kualitetin e anëtarit të kryesisë Ing. Nazmi Peci, duke i shprehur keqardhje për situatën e krijuar, por ky veprimtar nuk ka nevojë për tutorë, që shohin vetëm zi e mendojnë keq. Sepse jemi të vetëdishëm që ka dashakqinjë që mundohen të përfitojnë poena duke e keqpërdorur dhe të hedhin barot në zjarr lidhur me këtë rast.

Në të njejtën kohë edhe z. Mustafë Beluli, sekretar i nëndegës së LDK-së në Solothurn nihet si veprimtar i devotshëm. Nëndega e LDK-së në Solothurn kërkon  me dashamirësi nga të dy palët që të reflektojnë me mirëkuptim dhe këtë rast të izoluar ta tejkalojnë në dobi të përafrimit dhe shrirjës së dorës së pajtimit ndaj njëri tjetrit.

Komisioni per informim i Nëndegës së LDK-së, në Solothurn