Reagon personazhi i zgjedhjeve: Unë e Sali Zyba jemi njerëz të lapsit

09.10.2019 10:34:53

Sali Zyba, kandidati për deputet nga Vetëvendosje, ka ironizuar me ish-partiakun e tij, kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Ai ka thënë, ndër të tjera, se Shpend Ahmeti nuk do të jetë më kryetar i Prishtinës dhe ka lënë të nënkuptohet se ai duhet të largohet nga Kosova.

Reagimet ndaj deklaratave të Zybës ishin të shumta. Gjuha e tij u dënua edhe nga kreu i VV-së, Albin Kurti.

Së fundmi ka reaguar edhe anëtari i VV-së, Shkumbin Demolli i cili ka arsyetuar veprimin e Zybës duke thënë se ai nuk ka përdorur gjuhë kërcënuese.

“Salih Zyba se ka kërcnu kërkan ,lexoni pak ma mir ju qka nuk dini me lexu.
Veq i ka kërku fer me vota,e për fer i lypi edhe une Shpendit kur të dojn me vota.
Se un e Salih Zyba jemi njerz të lapsit, edhe sjemi trathtar”, ka shkruar Demolli.