Reagon Thaçi: Në fitore dhe humbje, gjithmonë do përkrahim Kosovën

12.11.2016 20:22:03

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas përfundimit të ndeshjes së futbollit Turqi-Kosovë, ku Kosova pësojë humbje.

“Djemtë tanë luajtën shumë mirë edhe në atmosferën e nxehtë të stadiumit të ri “Antalya Arena” në Turqi. Ngadalë, por sigurt, po e ndërtojmë një ekip premtues. Në fitore dhe humbje, gjithmonë do të jemi në përkrahje të tyre”, shkruan Thaçi në Facebook.

Kosova sonte u mposht 2:0 nga Turqia, por pati paraqitje mbresëlënëse.