Real kërkon mbrojtësin grek Sokratis Papastathopoulos

15.12.2016 22:01:06

Borussia Dortmund duhet të ruhet mirë nga Real Madrid. Sipas asaj që zbulon e përditshmja gjermane “Bild”, klubi madrilen i ka vënë syrin mbrojtësit Sokratis Papastathopoulos, i cili sivjet po tregon më shumë se kurrë se është një lojtar kyç në formacionin e teknikut Thomas Tuchel. Gazeta shkruan se “Los Blancos” kanë përdorur ndeshjen e tyre me verdhezinjtë në “Santiago Bernabeu” (2-2) për t’u afruar më shumë me grekun.

Përveç këtij rasti, skautët e kampionëve të Evropës kanë ndjekur 28-vjeçarin edhe në dy ndeshje të Bundesligës.Lojtari kuqezi, Mërgim Mavraj, ka thënë se Sokratis është mbrojtësi më i mirë në GjermaniSokratis këtë sezon ka statistika mbresëlënëse. Ai deri tani është lojtari me më shumë duele të fituara në radhët e Borussia-s (mesatarisht 66%).

Ndërkohë, zakonisht ai ka 97 prekje topi për ndeshje, shifër që e vendos gjithashtu në krye të skuadrës së tij. Arsyeja pse Real Madrid po përpiqet të transferojë ish-lojtarin e Werder Bremen-it është e kuptueshme. Mbrojtësi Pepe është 33 vjeç dhe pritet që në verë të largohet. Sergio Ramos dhe Raphael Varane nuk mjaftojnë. Ndërkohë, madrilenët shpresojnë që FIFA të anulojë pezullimin e tyre në merkato (deri në janar 2018). /fokusi.org/