Real Madrid me sponsor të ri

29.03.2017 13:00:03

Reali i Madridit me sponsor të ri. Sic bejnë të ditur mediat spanjolle, klubi merenges po përgatitet t’i japë lamtumirën sponsorit të saj aktual, kompanisë ajrore të fluturimit “Fly Emirates” dhe pritet të lidhë një marrëveshje te re me kompaninë spanjolle telefonike, “Telefonica”.

Drejtuesit e “Telefonica”, do të derdhin në arkat e klubit “Los Blancos” 80 milion euro për dy vite. Shifër rekord kjo nga ana një sponsori në kampionatin spanjoll La Liga. Ky operator telefonik është gjithashtu dhe sponsor motorrit  Yamaha që pilotohet nga italiani, Valentino Rossi. Mbështetje financiare do të ketë edhe për klubin e basketbollit të Real Madrid. Marrëveshja do të zyrtarizohet në ditët në vazhdim, në ambjentet e stadiumit Santiago Bernabeu, ku të pranishëm do të jenë, Presidenti i “Los Blancos” Florentino Perez dhe ai i Telefonica Jose Maria Alvarez-Pallete.