Real Madrid mposht Osasunan

12.02.2017 00:10:04

Real Madrid nuk ka lejuar që të humb pozitën e parë në renditjen tabelare, pasi ka mposhtur Osasunan vendase me rezultat 1–3.

Serinë e golave për “mbretërit” e filloi Cristiano Ronaldo (24’), për të vazhduar Isco (62’) dhe Lucas Vazquez (90+). Golin e vetëm për Osasunan e shënoi Sergio Leon (33’).

Pas kësaj fitore Real Madrid vazhdon të kryesorë në renditjen tabelare me 49 pikë, e ndjekur nga Barcelona me një pikë më pak.