Real Madrid transferon yllin e ri të Gjermanisë

22.02.2017 18:07:45

Julian Brandt, mesfushori i Bayer Leverkusen, mund t’i bashkohet Real Madridit gjatë verë, shkruan Marca.

Zinedine Zidane, trajneri i Los Blancos, e pëlqen shumë 20-vjeçarin, i cili është pjesë e përfaqësueses A të Gjermanisë.

Thuhet se ekipi nga Bundesliga shpreson ta mbajë lojtarin deri në vitin 2018, por një ofertë e madhe nga kampionët e Evropës mund t’iu ndryshojë mendjen farmaceutikëve, transmeton Express.

Por, Brandt kërkohet edhe nga gjigantët e Premierligës si: Manchester United, Arsenal, Liverpool, Tottenham dhe Everton.