Real Madridi gati të bëjë çmendurinë për Rodrigon

26.07.2018 15:37:30

Bëhet gjithmonë e më konkrete mundësia e kalimit të Rodrigos te Real Madridi. Sipas mediave spanjolle, drejtuesit madrilenë janë gati të përgatisin ofertën për 27-vjeçarin e Valencias.

Sulmuesi i kombëtares spanjolle është një prej objektivave të Real Madrid për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon, i cili u transferua te Juventusi.

Gjithsesi për t’ia shkëputur futbollistin ekipit të drejtuar nga Marcelino, “Los Blancos” duhet të paguajnë klauzolën e futbollistit prej 120 milionë eurosh.