Reali “blindon” Iscon

25.04.2017 14:19:01

Mesfushori spanjoll pritet të vazhdojë kontratën me ‘Los Blancos’.

Real Madridi ka vendosur t’ia vazhdojë kontratën Iscos, i cili pritet të qëndrojë në Santiago Bernabeu deri në vitin 2022, shkruajnë mediat në Spanjë.

Me marrëveshjen e re mesfushori spanjoll do të përfitojë dyfishim të pagës nga 3 në 6 milionë.

Kësisoj, Isco do të bëhet futbollisti i gjashtë më i paguar në skuadrën e Realit, pas Cristiano Ronaldos, Gareth Bale, Sergio Ramos, Toni Kroos, Luka Modriq dhe Karim Benzemas.