Reali i kthehet fitoreve në La Liga falë dy golave të Ceballos

23.09.2017 18:38:44

Real Madridi ka shënuar një fitore të madhe, por shumë të vuajtur në udhëtim ndaj Deportivo Alavesit me rezultat 2-1.

Skuadra e Zinedine Zidanes i është kthyer fitoreve në kampionat, pas humbjes së fundit ndaj Real Betisit, pasi ka fituar sot (e shtunë) në udhëtim te skuadra e trajneri Gianni De Biasi, Alavesit.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 10, kur talenti spanjoll Dani Ceballos kaloi Realin në epërsi 1-0 pas një veprimi të mirë në zonë dhe një goditje të saktë.

Megjithatë, vendasit arritën të kthehen në lojë në minutën e 40 duke shënuar me anë të Manu Gomez, i cili shënoi gol të bukur me kokë për 1-0.

Talenti Ceballos doli në pah edhe në minutën e 43-të, duke shënuar përsëri një gol të bukur me një goditje të saktë për 2-1.

Në pjesën e dytë, pati shumë raste për ty dyja skuadrat, por asnjëra nuk arriti të dërgoj topin në rrjetë dhe ndeshja përfundoi me rezultatin e pjesës së parë, respektivisht fitoren e Mbretërve me rezultat 2-1.

Pas kësaj fitore, Reali ngjitet në vendin e katërt me 11 pikë dhe ndeshjen e radhës e luan në shtëpi ndaj Espanyolit, ndërsa Alavesi në pozitën e parafundit me asnjë pikë dhe luan në udhëtim te Levante. /Telegrafi/