Reali mposht Espanyolin dhe rifiton Gareth Bale

18.02.2017 18:38:18

Gareth Bale u rikthye me gol te Reali i Madridit duke shënuar në të 83-tën për los blancos që mundën 2-0 Espanyolin duke ruajtur dhe vendin e parë në klasifikim. Uellsiani që mungonte prej një periudhë të gjatë tregoi se pavarësisht qëndrimit jashtë fushe nuk e ka humbur ritmin dhe nuhatjen e golit. Ndaj katalanasve, skuadra e Zidane nuk është se bëri një ndeshje spektakolare por mori atë për të cilën kishte nevojë fitoren. Në pjesën e parë ishte Morata që zhbllokoi sfidën për madrilenët në të 33-tën.

Në pjesën e dytë pikërisht Morata i la stafetën pikërisht Bale në të 71-tën, me uellsianin që i rikthyer pas 88 ditësh mundi të dërgonte topin në rrjete duke vulosur rezultatin përfundimtar.