Reali mposht Valencian, Toni Kross lojtari i ndeshjesv

15.02.2021 00:32:57

Reali i Madridit ka arritur të fitojë ndaj Valencias ndeshjen e vlefshme për kampionatin spanjoll.

Francezi Benzema do të shënonte golin e parë në minutën 12-të, pasi një pasi të gjermanit Toni Kross.

Goli i dytë do të shënohej nga gjermani në minutat e fundit të pjesës së parë, duke bërë madrilenët të ndjehen më të lehtësuar.  Në pjesën  dytë Reali shënon golin e tretë, por sistemi VAR ia anulon për shkak të pozicionit jashtë loje.

Me këto dy gola rezultati mbeti i pandryshuar dhe  se në fund të ndeshjes, gjermani Kross u shpall lojtari më i mirë.

Reali me këto fitore arrin në kuotën e 49 pikëve, tre më shumë se Barcelona e vendit të tretë dhe 5 më pak se Atletiko e Madridit në vendin e parë. Ekipi i Simeones ka dy ndeshje më pak se Reali i Madridit.