Realitetet po dihën thuajse të gjitha por është kohë perfitimi nga zhurma e pa kontrolluar

14.05.2019 17:54:29

Mos të harrojm ne që shkruajm, shkrimi është punë më pergjegjësi publike, e don një mjeshtri që problemet e ndieshme për vendin të trajtohën por jo të merren bllanko kush për kënd çfarë thotë…

Filtri i thash e thënave vërtetë vjen më leht deri tek hulumtimi dhe zbardhja e realiteteve edhe atëhere kur siq po thuhet se, ne nuk i kemi në dorë dasjet, ato i paska Serbia, kështu vazhdojn e po arsyetohën disa !!!.

Këtu facebook-u ma perkujton dhe më së miri mund të mesojm se, shkrimi mbetet, fjalët i merr era, kështu thuhët një fjalë autori i të cilës nuk po më kujtohet tani.

Deri sot, pak kush mbet pa u përfol, pa u akuzuar, shar e perbaltë, për Xhavitin i cili ishte më i perfoluri e që tani nuk e zë vendin e parë ngase tjerët ja kaluan atij, pra kanë fol e shkruar shumë për të.

Të gjithë jemi dhe po jetojm në një vend të vogël, Kosova është një lagje para avansimit elektronik dhe digjitalizimit të krejt kush çfarë bëjm. E njohim njëritjetrin pa pasur nevojë të perbaltemi e bëhemi gaz i botës para tjerëve.

Ne, ndoshta natyrshëm nuk mund të veprojm pa trajtuar edhe thash e thëmët për njerëzit më të cilët të lidh rruga   në bërje për fatin e vendit.

Sa i përket thash e thënave dhe shkrimeve për Xhavitin ku jo rrallë krejt pa bazë është lakuar emri im si sulmuesi fizik i tij , derisa nuk po kemi gjykata funksionale e cila do ta ndëshkonte shpifsin apo të akuzuarin më bazë e dëshmi për trathti, pa dallim për kë është fjala, unë siq po na kujton facebook-u këtu, po e ndaj vetëm një pjesë e për më shumë le të lexohet edhe nga tjerët te cilët apo cilat shkruajn, akuzojn e mbrojn njëritjetrin.

Kjo ishte perseritja e përgjesës sime nganjëhere edhe në pyetje provokative nga të porositur :

,,Unë,ashtu siç jam përgjigjur para shokëve dhe veprimtarëve për kaq vite po ashtu po e them sot :

Duke mos dasht të përplasëm më ju shokë,unë po mbetëm në pritje të realitetit ku në finale Xhavit Haliti do dali ose krye patrioti i politikave tona kombëtare si Hasan Prishtina i kohës sonë dhe Gjergj Kastrioti-Skënder Beu i luftës sonë të fundit në Kosovë,ose do dali e kundërta si krye tradhtari dhe krimineli i luftës dhe paqes të cilat mjerisht na kanë kushtuar aq shumë sa akoma nuk po mund ta marrim vetën.
Të jesh në mes të këtyre dy fateve ekstreme pa lënë një mes si gjithë shokë e veprimtar tjerë që jemi, kjo vërtetë është sakrificë e madhe e i tillë dhe në këtë situatë pa dyshim është Xhavit Haliti“

Xun Çetta 14.Mai 2012

Një koment nga unë temës së fshire për të mos u përsëritur më ( Fshirja është largim nga çfarë thuan )

Facebook:

https://www.facebook.com/xcetta/posts/406929002660569

Reprizë nga facebook-u perkujton sot 14.05.2019

Xun Çetta

————————————-.

Nga këtu kush ka kohë e keni të plotë :

Xun Çetta 14.Mai 2012

Një koment nga unë temës së fshire për të mos u përsëritur më

Vjollca Malaj në facebook 14.05.2012-

Xhavit Haliti Ka qenë i burgosur politik, me ç’rast detyrohet të shpërngulet në Zvicër, ku caktohet një nga udhëheqësit e LPK (Lëvizjes Popullore të Kosovës). Në vitin 1993, së bashku me Ali Ahmetin dhe Azem Sylën, caktohet në Sektorin e Rëndësisë së Veçantë, organ i cili kishte kompetenca të bashkërendojë grupet e atëhershme guerile që vepronin në Kosovë.

Pas bashkrendimit të grupeve, ky Sektor, themelon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe cakton Shtabin Qendror të UÇK-së (më pas Shtabin e Përgjithshëm). Kohë pas kohe Xhavit Haliti, udhëtonte nga Zvicrra në Shqipëri, ku mbante takime me udhëheqësit e grupeve guerile të UÇK-së, si dhe me zyrtarët e shtetit Shqiptar dhe diplomatë të huaj. Kishte kontakte direkte apo indirekte me të gjithë eprorët e UÇK-së, sidomos me korrdinatorin e UÇK-së në Kosovë, Nait Hasani. Xhavit Haliti dhe sektori që e udhëheqi u vlerësua shumë lartë dhe efikas në punën e tij. Gjatë tërë kohës, mbështeti dhe koordinoi furnizimin e rregulltë të njësive të para të UÇK-së, e pas daljes së saj publike, luajti rolin e diplomatit dhe mbrojti luftën e UÇK-së në bisedat e shumta me diplomatët e huaj, si dhe mbajti raportet me zyrtarët e shtetit shqiptar.

Në Konferencën e Rambujes, u caktua anëtar i Delegacionit. Ishte halë në sy të pushtetit serb, dhe ndaj tij në Zvicërr u organizua një atentat, nga i cili shpëtoi pa pasoja, por pësuan disa familjarë të tij. Pasi nuk ia arriti qëllimit që ta vriste, Serbia, me tërë arsenalin e vet propagandues, hapi propaganda të ndryshme kundër tij, e kjo vazhdoi edhe pas çlirimit të Kosovës e deri ne ditët e sotme me këto Thashetheme !!!

—————————–..
Xun Çetta -14.05.2012

Njeriu i pushtetit ose segmenteve të tij në paqe të viteve 1980-ta ,pa u thelluar në biografinë e para këtyre viteve,njeriu besnik i pushtetit në Shqipëri gjatë viteve 1990-ta po edhe i besueshmi Nr.1 gjatë luftës aty,pra në Shqipëri ku mulliri bluante politikën,njeri i prezantuar si i luftës dhe kontakteve më të huajt për ta futur nen kontroll luftën të cilën nuk po mund ta ndalnin tutje ,njeri i pushtetit të pa krahasueshëm mbi dhjetë (10) vite pas lufte në Kosovë,këto e shumë çka tjetër,gjithsesi bëjnë që njeriu i tillë ta gjen emrin e duhur… Politikanë,diplomat,spiun apo agjent më grada të larta???.

Kjo mbetet të shihet pas rezultatit të rëntgenit çfarë po u bëhet njerëzve si Xhavit Haliti dhe veprimeve të tyre .

Ka kohë që kur kam kuptuar rrolin e këtyre lojërave të cilat nuk po ndaleshin në rrugën tonë kaq të përgjakshme,lojëra të cilat jo pak shokë pa qenë në atë valle si mjeran që ishin i pranonin dhe arsyetonin si vlera të nëndhes politike.

Unë,ashtu siç jam përgjigjur para shokëve dhe veprimtarëve për kaq vite po ashtu po e them sot :

Duke mos dasht të përplasëm më ju shokë,unë po mbetëm në pritje të realitetit ku në finale Xhavit Haliti do dali ose krye patrioti i politikave tona kombëtare si Hasan Prishtina i kohës sonë dhe Gjergj Kastrioti-Skënder Beu i luftës sonë të fundit në Kosovë,ose do dali e kundërta si krye tradhtari dhe krimineli i luftës dhe paqes të cilat mjerisht na kanë kushtuar aq shumë sa akoma nuk po mund ta marrim vetën.
Të jesh në mes të këtyre dy fateve ekstreme pa lënë një mes si gjithë shokë e veprimtar tjerë që jemi,kjo vërtetë është sakrificë e madhe e i tillë dhe në këtë situatë pa dyshim është Xhavit Haliti.

Sakrifica e individit ka çmim pa dallim lavdi apo mallkimi,shpërblimi apo dënimi derisa çlirimi i vendit nuk ka çmim,por nëse rëntgeni pas lufte nuk do të funksionoj për ta parë saktësisht shëndetin politik,moral dhe ekonomiko-social të figurave të ngritura për kaq vite,atëherë vendit tonë,kombit dhe njerëzimit të këtij mesi do ti shkruhet fati më i zi për jetë e mot.
Arsyeja pse do kishim fat të zi dhe vetëm zi është e madhe ,ngase pa u zbardhur gjërat dhe arsyeshëm të krenohen figurat e pastra politike,shpirtërore,njerëzore dhe kombëtare si dhe arsyeshëm të vetë turpërohen karakteret e kundërta,ne po këtë rëntgen do mbesim shoqëri fals në shpirt,fals në histori dhe përjetësisht shoqëri më karakter të thyer e pa vlerë…

Skaneri ose rëntgeni në fjalë po punon,por rryma ndonëse më qëllime të caktuara po ikën shpejt dhe kështu po komplikon madje bënë rezultate të dyshimta për ne që jemi në pritje të atyre rezultateve.

Luzern 14.05.2012

———————————..
PS:

Desha që më pak fjalë të ju komentoj zonja apo zonjusha Malaj por kur klikoj këtu nuk po e gjej temën tuaj mbi Xh.Halitin,nëse nuk e paske fshirë e nderuar.
Një gjest i tillë të hidhet tema dhe fshihet si publike si dhe të mbetet në PC-të tona nuk është bash e hishme e nderuara Vjollca Malaj.

Ja si më hapet faqja :

Përmbajtja është momentalisht e padisponueshme

Faqja që ju keni kërkuar nuk mund të shfaqet. Mund të jetë përkohësisht e padisponueshme, lidhja që ju keni klikuar mund të ketë skaduar, ose ju nuk keni të drejta për të parë këtë faqe.

————————–..