“Realizimi i platformës shqiptare në Maqedoni, rrezik për krijimin e Shqipërisë së Madhe”

01.05.2017 16:40:37
Kryetari i Partisë Demokratike të serbëve, Ivan Stoilkoviq ka deklaruar se realizimi i platformës shqiptare në Maqedoni, do të ishte rrezik për krijimin e Shqipërisë së Madhe.

Sipas tij miratimi i platformës nga partitë shqiptare do ta kërcënonte stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

“Kjo tregon se problemi nuk është vetëm përmirësimi i të drejtave të shqiptarëve, por diçka më shumë. Qëllimi është të bashkohen kufijtë mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë”, ka thënë Stoilkoviq

Ai madje u ka bërë thirrje qytetarëve që tu bashkohen protestave dhe të mos e lejojnë që kjo platformë të realizohet.

Sipas tij deri më tani kërkesat e shqiptarëve në Maqedoni janë realizuar, por ai ka vlerësuar se njohja e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare është diçka absurde.

“Aryseja se pse duhet të protestohet është kundër krijimit të shteti të madh shqiptar”, lideri i partisë demokratike serbe.

Krejt në fund ai ka deklaruar se ndaj këtyre gjërave duhet të reagojë edhe bashkësia ndërkombëtare.