Realizohet iniciativa e KPK-së për dhurim vullnetar të gjakut

28.03.2018 15:34:38

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut kanë organizuan aksionin vullnetar për dhurim të gjakut.

Iniciativës për dhurimin e gjakut i janë përgjigjur 17 punëtor të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut vlerësuan iniciativën e KPK-së dhe shprehen mirënjohjen e tyre për të gjithë dhuruesit vullnetar të gjakut.