Rebelimi në Kuvendin e Kosovës

Nga Binak Maxharraj

Ç’prej së është zgjedhë dhe rizgjedhë Kadri Veseli si Kryetar i Parlamentit të Kosovës diçka puna nuk është duke shku mirë.Parlamenti nuk është duke i kryer punët ashtu siç duhet.Ka ç’orientim,mosdiciplin,mosrespekt,shtyrje brylash dhe ndërskamcash,punë jo efikase,fuyerje me fjalor të pist rrugaqerie e deri te sulmet dhe tentim sulmesh midis deputeteve.

Pas përplasjes ne Parlament midis Nenkryetarit Xhavit Haliti dhe deputetit Anton Quni për milionat që Xhavit Haliti i kishte marrë nga Koloneli Ahmet Krasniqi për nrvojat e luftës,por qe Xhavit Haliti ka “harruar” se ku i paska harxhu.Rasti tjetër me i freskët është ai i para nja dy ditesh kur plasi sherri midis Nenkryetarit të Parlamentit Xhavit Haliti te PDK dhe Arben Gashit të LDK,kur haptas u shanë ne nanë e babë kur Kryesuesi Xhavit Haliti nuk ia dha fjalën deputetit Arben Gashit.Por dje përseri ndodhi ajo që nuk ishte dështë te ndodhë,derisa po zbriste teposhtë Xhavit Haliti më qellim e shtyu e përplasi Arben Gashin te cilin përpak nuk e rrexoi.U pa qartas edhe nga pamjet filmike.Pra,siç po shihet ky Xhavit Haliti është ba “yll”ne Parlamentin e Kosovës,jo për diçka te mire,por vetem për te keqë.

Po pse sillët në këtë menyrë ky njeri,është edhe i shtyer në moshë,nga e ka ky njeri gjihtë këtë”fuqi”gjithë këtë guxim të sillët në këtë mënyrë.Çfarë fuqie mshifet pas tij.Një Zot e din.

Por siç dihet Xhavit Haliti për shumë vite ishte ne kreun e LPK që vepronte ne ilegalitet dhe në Perendim.Kur plasi Lufta çlirimtare në Kosovë ky nuk u dok në luftë,nuk mori pjesë në luftë,por gjithë kohën sillej rreth luftës.Luftën e shikonte nga Tirana nga Shtabi Rognerit,shtab i intrigave dhe dallavereve.Ky Shtab apo siq quhet ndryshe Klani i Rognerit ishte kuzhina ku zihej gjithëçka por edhe lojrat për luftën dhe rreth luftës ne stilin ti nuk je i krahut tonë,por ti je krahut tjëter, ate krahun tjetër i cili më mbi 70% te ushtris i kishte në frontë.Kjo ishte një luftë qe bahej ne Klanin e Rognerit për përfitimin e luftës.Ky Klanë dispononte dhe “drejtonte” edhe shumat e mëdha te parave,qe më së paku u përdorën për luftën,por për çëllime tjera te futura nëpër strajca.Kështu,Xhavit Haliti u këthye në Kosovë me strajca të mbushura me pare milionshe.Pas këthimit në Kosovë Xhavit Haliti u zgjodhë nënkryetar i përjetëshem i PDK-së por edhe i Parlamentit te Kosovës në të gjitha Legjislaturat.Për 18 vjet të çlirimit vepronte ne stilin kush jamë unë,për 18 vjet e bani kokrrën e sefas.Pse jo kishte plotë pare qe s’dinte çka me ba me to,jetonte ne luks derisa Anton Quni nuk ia prishi rahatin kur e pyeti se ku meten qato pare me plotë strajca qe ia kishte dhanë Koloneli Ahmet Krasniqi,te cilën gjë po e dëshmojnë edhe shumë përsona tjerë pjesemarres te luftës dhe te tjerë.

Kur Anton Quni ia prishi rahatin Xhavit Halitit,ai ndryshoi,u qartë në fytyrë,u ç’orientua u ba i eger si bisha,gadi së nuk ulurontë,e hupi kontrollin nisi edhe te sulmojë njërezit për rreth,siç qe rasti me Arben Gashin më te cilin u përplas gojarisht me fjalor te pist rrugaqerie,por doli “trimi” i Rogneri që e sulmoj ate edhe fizikisht qe gadi se rrexoi për tokë në sitilin e tij,unë se shtyva por rreshqita,sepse ne sallë paska pas akull.

Po pse sillet kështu Xhavit Haliti,ku e merr ai ate guxim kur dihet se nuk e ka ma afër SHISH-in e Fatos Klosit,e as social-komunistin Ftos Nanon me te cilet ne Klanin e Rgnerit me shumë bejshin lojra te ndryshme për luftën e Kosoves dhe rreth saj.Më siguri ky njeri ia ka “zenë”dikujt bishtin gjatë lojrave milionshe  te dedikuar luftës,por qe kurr nuk arrijtën te gjitha në luftë,por u avulluan në shumë strajca te anëtarëve të Klanit të Rognerit.

Sjellja e Xhavit Halitit ne Parlamentin e Kosovës është e turpshme,e pamoralshme dhe njërëzisht e ulët qe nuk i ka hije një njeriu,kjo tregon se ketij njriu ka nisë me i luajtë miza mas veshit dhe ka humbë totalisht.Është koha qe edhe PDK,nese ka kurajo dhe guxim te merret me te, nese ndokujt nuk ia ka”zene bishtin”dhe urgjentisht te zhgrkohet nga posti i Nenkryetarit tç Parlamentit.Kjo do ta shpetonte Parlamentin por edhe do ta shpetonte edhe vetë Xhavit Halitin qe te hiqet nga vendi të cilin nuk e meriton.