Receta me produkte shtëpiake që zhdukë pikat e zeza dhe njollat në lëkurë

19.07.2016 11:16:52

Çdo njeri kujdeset për lëkurën dhe trupin vet duke u mbrojtur nga rrezet e diellit të cilat gjatë ekspozimeve të gjata mund të shkaktojnë dëme të mëdha.

Sidoqoftë, pavarësisht se ka shumë mënyra për t’i larguar pikat e zeza dhe njollat e lëkurës, shpeshherë ato kushtojnë shumë dhe jo çdo njeri ka qasje tek to. Megjithatë, gjithmonë ekzistojnë alternativa apo ilaçe shtëpiake të cilat mund t’ju ndihmojnë.

Më poshtë është receta shtëpiake e cila përbërës kryesor e ka peroksidin e hidrogjenit, e që përdoret për t’i zhdukur shenjat në rroba, por që mund të përdoret edhe për heqjen e njollave në lëkurë.

Ky produkt i largon edhe pikat e zeza në lëkurë.

Përbërësit:

– Katër pika hidrogjen peroksidi

– Tri pika glicerinë natyrale

– Dy lugë gjelle pluhur qumështi

– Lëngu i një limoni të vogël

Të gjithë përbërësit i futni në një tas xhami dhe i përzieni me një lugë të drurit derisa të fitoni një kombinim të mirë. Produktin e fituar e lini të pushoj të paktën 5 minuta para se ta filloni ta përdorni si pastë.

Para se ta përdorni duhet fillimisht ta pastroni fytyrën me sapun dhe ta thani. Pastaj, e aplikoni produktin gjatë natës dhe e lini ashtu tërë natën, ndërsa në mëngjes e pastroni fytyrën me ujë të ftohët dhe e thani mirë.

Këtë duhet ta përsëritni për të paktën shtatë ditë radhazi para se t’i shihni rezultatet e mahnitshme në fund.

Gjithashtu, për t’i shmangur njollat në lëkurë duhet të shmangni ekspozimin në diell mes orës 11:00 dhe 15:00, pasi që gjatë këtyre orëve dielli i ka rrezet më të fuqishme.