Recetë e thjeshtë për përgaditjen e shurupit me lule shtogu

05.06.2020 13:34:10
Në shkrimin e fundit ju dhashë një recepturë për përgatitjen e “Pijes freskuese me lule shtogu”, kurse kësaj radhe po ju jap një recepturë të thjeshtë dhe efikase për përgatitjen e shurupit me lule shtogu.
Emërtimi i kësaj bime në gjuhë të ndryshme është ky:
SAMBUCUS NIGRA (lat.)
BLACK ELDER (ang.)
SCHWARZER HOLUNDER (gjer.)
CRNA ZOVA (kro.)
SHTOGU I ZI (shq.)
Receptura është kjo:
1. 2l. apo 20dl. ujë
2. 50 lule shtogu
3. 2kg. sheqer i murëm
4. 50gr. (limuntoz)
1. Lulet e shtogut nuk i pastroni me ujë por vetëm i tundni (shkundni), që ti bien insetktet, i vendosni në tepsi me bishtin përpjetë, aty qëndrojnë 1 – 2 orë.
2. Luleve ia hiqni bishtat pra ia preni bishtat me gërshërë dhe i vendosni në tenxhere. Bishtat hiqen për shkak se përmbajnë shumë idhësirë.
3. Në tenxheren tjetër në 2l. ujë i hidhni 2kg. sheqer dhe 50gr. limuntoz, i përzieni derisa të tretet sheqeri dhe limuntozi.
4. Ujin e valuar me sheqer dhe limuntoz i zbrazni në tenxheren me lule, i përzieni dhe në këtë gjendje qëndrojnë 2 ditë në temperaturë dhome, kohë pas kohe i trazoni (përzieni).
5. Pas dy dite i kulloni, pasi ti keni kulluar atëherë prap e vloni edhe për 5min. Në këtë temperaturë i mbshni shishet e sterilizuara.
*Sterilizimi i shisheve bëhet në temperaturë 100 deri 150°C në furrë të shporetit elektrik për 20 minuta apo në ujë të valuar për 20 minuta
6. Afati i përdorimit të këtij lloj shurupi është 10 deri 12 muaj.
Kjo lloj pije është freskuese dhe e mirë kundër kollit, infeksioneve të ndryshme dhe kundër gripit.