Red Bull: Duam të arrijmë nivelin e Ferrari dhe Mercedes

29.03.2017 13:09:36

Nisja e këtij sezoni nuk ka qenë mjaft pozitive për makinën Red Bull, që në garën e parë sezonale ët zhvilluar ditën e diel në Australi zuri një vend të pestë me Max Verstappen. Ndërsa australiani Daniel Ricciardo u tërhoq, teksa e gjithë fundjava për pilotin që garonte në shtëpi ishte një dështim. Rezultate që kanë sjellë shqetësimet e para për shefin Christian Horner, që sheh se makina Red Bull nuk ishte në gjendje të rivalizonte me Ferrarin e Mercedes. “Synimi ynë është të përmirësohemi vazhdimisht. Nuk duhet të humbasim kohë. Aktualisht jemi të tretët, por në dy garat e ardhshme synojnë të ngushtojmë diferencën me Ferrarin e Mercedes”, tha Horner.

Sipas shefit të Red Bull, skuadra që bëri paraqitjen më të mirë në pistën e Melburnit ishte Ferrari, që kishte bërë një ndryshim rrënjësor krahasuar me sezonin e kaluar. “Duket qartë që Ferrari ka për momentin makinën më të mirë të kampionatit. Por mendoj se Mercedes nuk është aq përpara nesh sa duket, ndaj mund ta kapim me kollaj”, u shpreh Horner, që shtoi se paraqitja e Verstappen, i vetmi nga Red Bull që mbylli garën, ishte pozitive. “Dueloi deri në fund, por doli nga stili i tij, duke mos qenë agresiv si zakonisht. Por vendi i pestë ishte maksimumi për të dhe Red Bull”, u shpreh shefi i makinës austriake.