Reduktoni gazrat dhe fryrjet e barkut me produktet qe i keni ne shtepi

13.08.2018 23:29:24

Nëse keni fryrje dhe ngërçe, në vend të tentimit për të eliminuar shkaktarin e problemit, përpiquni që të fusni në organizëm këto ushqime që do ju ndihmojnë që të ndjeheni më mirë Gido Mejz, ekspert i barërave klinike, shpjegon se arsyeja mund të jetë mungesa e ushqimeve të rëndësishme në ushqyerjen tonë dhe për këtë kjo mund të zgjidhet me shtimin e ushqimeve që ndihmojnë në shmangjen e fryerjes dhe ngërçeve.

“Aroma e fortë e bimëve mund të ju ndihmojë që të kontrolloni mundimet, gazërat, ngërçet e bile edhe sindromin e zorrëve të irrituara”, thotë Mejz

Kjo është lista e shkurtë e ushqimeve dhe bimëve që do t’iu ndihmojnë që të zgjidhni problemin e tretjes në mënyrë natyrore. Duke ju falënderuar ndikimit të tyre në të gjitha aspektet e shëndetit mos u befasoni nëse ju përmirësohet metabolizmi dhe lëkura ju bëhet më e bukur.

Nana “Nuk është e rastësishme që nana është popullore pas darkës”, thotë Mejzi, cili këshillon verzionin natyror, për shembull qaj (të ftohtë dhe të nxehtë), i cili do të ndihmojë në lirimin e ngërçeve dhe heqë ndjenjën e fryerjes.

Xhenxhefili Rrënja e xhenxhefilit është e njohur si ilaçi më i mirë natyror kundër mundimit në lukth. Mejz këshillon që xhenxhefili i posa prere të shtohet në çaj ose ujë të ngrohtë. “Është i shkëlqyeshëm për udhëtime dhe do të ndihmojë tretjen tuaj”, thotë Mejz.

Farat e koprës Vetëm një majë e vogël e këtyre farave zbut fryerjen dhe gazrat. Nëse vuani nga fryerja kronike Mejz këshillon përdorimin e vajit të kësaj fare.

Uthulla e mollës Efektet e uthullës së mollës janë të shumta e një nga më të mëdhënjtë është që ndihmon në shërimin e problemit të tretjes, sepse ndihmon që acidi i lukthit shkon atje ku edhe e ka vendin. Mejz shpjegon se uthulla është përplot me bakterie të cilat janë të një rëndësie thelbësore për baraspeshën në lukth dhe tretje të shkëlqyeshme.