Reforma në drejtësi, Lu: Efekti i parë nis tek politikanët

05.12.2016 13:19:20

Ambasadori amerikan Donald Lu ka deklaruar se, reforma në drejtësi duhet të japë më parë efektet tek politikanët e korruptuar. Këtë deklaratë e ka bërë gjatë zhvillimit të simpoziumit për reformën në drejtësi.  Diplomati amerikan theksoi gjithashtu  se, me zbatimin e reformës trafikantët e drogës duhet të frikësohen.

“Duhet të prisni që politikanë të lartë të korruptuar nga e djathta dhe e majta do të përballen me drejtësinë. Duhet të prisni që kontrabandistë droge, krerë të krimit të organizuar dhe krerë të gjykatës të korruptuar të jenë të frikësuar. Shohim prova se këta persona janë të frikësuar dhe po përpiqen të luftojnë kundër kësaj lufte, – tha Lu. – Për shkak të frikës ata po sajojnë histori dhe thonë gënjeshtra për ambasadoren e BE, EURALIUS dhe Gjykatën Kushtetuese. Gjykata ka dërguar tashmë një përkthim të rishikuar në Komisionin e Venecias dhe asnjë nga dallimet e përkthimit nuk ishte propozuar. Të gjithë partitë politike e kanë vënë besimin në gjykimin e Komisionit të Venecias. Jemi në pritje opinionit të tij, i cili do të ndihmojë në udhëzimin e Shqipërisë për zbatimin e reformës në drejtësi”, tha Lu.