Reforma zgjedhore, debate në komision mes PS-PD

01.12.2017 22:17:11

Pavarësisht përmbytjeve dhe situatës së jashtëzakonshme në vend, komisioni parlamentar për reformën zgjedhore u mblodh sot në kryesinë e Kuvendit për të diskutuar për hapat e mbetur që do të çojnë në ndryshimin e radhës së sistemit elektoral në Shqipëri.

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi tha se prioritet për opozitën është “identifkimi dhe numërimi elektonik i procesit zgjedhor, që mbron nga abuzimi me voten e emigranteve”.

“Ka patur presion jo vetem nga administata publike për votën, por edhe nga privatet. Duhet një institucion i pavarur për keto çeshtje me rëndësi, si dhe për transparencën financiare të partive. Burimet duhet të jene sa më të qarta. Financuesi kryesor duhet të jetë shteti, nuk ka pse të ketë nevojë për financime të errëta” – vijoi Bylykbashi.

Lidhur me votim e emigrantëve Bylykbashi tha se duhet gjetur një mundesi votimi efektive dhe se Partia Demokratike është e hapur për të diskutuar. Deputeti demokrat theksoi si duhet rishikuart ligji per referendumet, për të forcuar këtë mekanizëm të drejtpërdrejtë qytetar.

Debatet

Bashkim Fino: Ky debat është i panevojshëm dhe i tejkaluar. Kemi debatuar më 13 tetor në parlament kur ngritem komisionin. Është e tepërt të ridëgjojme të njejtat gjëra. Duhet të ngremë sa më shpejt grupin e eksperetëve dhe tu japim detyra për çështjet që tashmë dihen. Koha është e florinjtë në rastin konkret.

Bledi Çuçi: Ne duhet të merremi seriozisht me depolitizimin e komisioneve zgjedhore.

Ermonela Felaj: Shume mirë që PD është e shqetësuar për financimin e partive. Të marrim ekspertizë të veçantë për lobimin e partive.

Dashamir Shehi: Debati këtu është sistemi. Do ta ndryshojme apo jo? Këtë duhet të diskutojmë ne. Do ta korrektojmë? Duhet ta fillojmë nga sistemi. Do të bëjmë ndonjë punë sot, edhe për lezet? Sistemi është kryefjala. Pjesa teknike vjen nga fatkeqëesia jonë se po vjedhim votat e njëri-tjetrit.

Në fund të debatit partitë pjesëmarrëse në komision vendosën që të thërriten 8 ekspertë gjithsej. Emrat e tyre do të paraqiten në mbledhjen e ardhshme.