Reformat e kontestuara, BE paralajmëron Rumaninë

03.04.2019 17:35:25

Komisioni Evropian i ka dërguar një paralajmërim të rëndë Rumanisë mbi reformën e saj të përfolur të sistemit gjyqësor, duke kërcënuar se do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion nëse kjo reformë do të miratohet, ndërkohë që vendi merr presidencën e radhës së BE-së.

“Dua të jem në gatishmëri kundër çdo veprimi të qeverisë që pengon sistemin gjyqësor rumun duke krijuar de facto një pandëshkueshmëri sistemike për përgjegjësit e lartë politikë që janë dënuar për korrupsion”, theksoi zëvendës presidenti i Komisionit Evropian, Frans Timmermans në një konferencë në Bruksel.

“U kemi dërguar të gjithë treguesit për të evituar këtë situatë. Por nëse kjo vazhdon, për arsye politike të brendshme, Komisioni do të reagojë me forcë, ai do të reagojë menjëherë”, garantoi Timmermans, duke shtuar se ekzekutivi evropian do të përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion, sikurse janë sanksionet financiare.