Refugjatët – skenarë udhëkryqi e destabilizimi

23.06.2018 18:30:01

Në vitin 2005 Bashkimi Europian hapi negociatat për pranimin e Turqisë në union. Pak ditë para marrjes së vendimit kryeministri i atëhershëm turk, Rexhep Taip Erdogan, udhëtoi në Paris, Berlin e Londër, me qëllim që të hapë rrugën e marrjes së këtij vendimi.

Enver Bytyçi
 Gjatë këtij udhëtimi ai nënshkroi marrëveshjet me qeverinë gjermane të kancelarit Schroeder dhe atë franceze të presidentit Shirak për blerje avionësh dhe armatimi të sofistikuar në vlerë prej miliarda eurosh. Kë kënaqur nga tregtia e majme me Ankaranë, Parisi dhe Berlini u angazhuan për hapjen e negociatave me Turqinë, edhe pse ajo ishte dhe mbetet një vend problematic në respektimin e standardeve demokratike. Blerja e vendimit bëri që sot Turqia të jetë më larg Europës sesa në vitin 2005! Të njëjtin skenar, ndoshta në këshillim me presidentin turk Erdogan, ndoqi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Gjatë një vizite që ai zhvilloi në muajin maj në Paris, Berlin dhe këtë muaj në Vjenë nuk ofroi tregëti për blerje avionësh e rraketash, por u vetofrua për shndërrimin e Shqipërisë në një kamping refugjatësh, të cilët ikin nga vatrat e nxehta të konfliktit si Siria, Afganistani, Irani, Iraku, Kurdistani etj për të kapur Europën.
– Ju, u tha Rama partnerëve europianë, keni problem refugjatët. Nëse gjeni zgjidhje për këtë çeshtje, atëherë ju rrisni qëndrueshmërinë e kontinentit. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën tonë në këtë aspekt, madje edhe duke ngritur qendrat e trajtimit të refugjatëve në Shqipëri. Më tej ai u foli atyre për përparësitë e kësaj mase dhe e kushtëzoi ofertën e tij jo me ndihma financiare, por me çeljen e negociatave për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Modeli u mor nga miku i tij Erdogan, ndërsa rekoammdnimet e këshillimet i bëri me deputetë dhe zyrtarë të lartë të Komisionit Europian, miq dhe mbështetës fanatikë e të pakusht ndaj tij, të cilët në shumicë i përkasin grupimit të Sorosit.
Duket se oferta i ka pëlqyer Angjela Merkelit, e cila gjendet nën presionin e ministrit të Brendshëm të pakomandueshëm, Seehofer. Kancelari austriak, Sebastian Kurz, gjithashtu duket këmbngulës në këtë projekt joshës të Edi Ramës. Ndërsa sot presidenti i Parlamentit Europian, Trajani, u shpreh se sheh një zgjidhje të mirë nga kjo ide. Kurse presidenti Macron është refuzues. Parlamenti dhe qeveria hollandeze gjithashtu. Te kjo e fundit mazhoranca pëshpërit se Lulzim Basha paska aq shumë ndikim, sa të bindë shumicën dërmuese të deputetëve holandezë që “të urdhërojnë” qeverinë e vendit të tyre për të refuzuar çeljen e negociatave më Shqipërinë (!) Megjithatë në Shqipëri kryeministri po luan lojën e strucit.
Fsheh kokën në rërë dhe trupin e mban zbuluar lakuriq jashtë! Ai mohoi për ditë me radhë se “nuk ka ofertë të tillë”! Në fakt ai tha të vërtetën. Nuk ishin europianët që i bënë Ramës ofertë, ishte Edi që ua bëri europianëve ofertën e strehimit të qindramijë refugjatëve në Shqipëri. Nuk kemi pse ta fajësojmë për këtë zotin kryeministër. Ai nuk gënjën në ato që thotë. Shkurt oferta është e Tiranës, nuk është e Brukselit. Këtë ka thënë ditë për ditë Edi Rama. Dje nga Vlora deklaroi gjithashtu se “Shqipëria nuk do të pranojë ish-luftëtarë të ISIS-it”, duke i quajtur trillime dhe fantazi të opozitës këto pohime. Edhe në këtë rast ai nuk gënjeu. Edi Rama nuk ka biseduar me europianët për të pranuar ish-luftëtarë të ISIS-it. Ai ka ofruar kampe refigjatësh për gjithkënd, pa dallim, për luftëtarë të penduar ose të papenduar të shtetit islamik dhe për viktimat e këtyre terroristëve, si sirianë, irakenë, kurdë, iranianë, egjyptianë. afganë etj.
Në bisedimet në Paris, Berlin e Vjenë ai nuk ka përmendur ish-luftëtarët ose luftëtarët e organizatave terroriste në Lindjen e Mesme. Kryeministri ynë është vetofruar për të trajtuar në territorin e çifligut të tij me emrin Shqipëri qindramijë refugjatë. Kaq! As më shumë, as më pak! Në ofertën e tij Edi, si mjeshtër i aktorit, ka luajtur rolin e “humanistit”, madje është përlotur për fatkeqësitë që po u shkakton “ekstremizmi” europian refugjatëve. Dhe si i tillë Rama u thotë europianëve se “humanizmi i tij duhet të shpërblehet e çeljen e negociatave”! Ndërkaq europianët kanë marrë përsipër të neutralizojnë opozitën dhe kryeopozitarin Lulzim Basha.
Ata i ofrojnë zotit Basha ardhjen në pushtet pasi të ikë zoti Rama. Dhe kreu i opozitës joshet nga kjo ofertë europiane. Në fakt zoti Basha ka kohë për ta ushtruar detyrën e lartë të kryeministrit dhe ska pse ngutet. Por a ka kohë Shqipëria? A I mban kurrizi këtij vendi e këtij populli të mbajë mbi shpinë edhe një krizë të tillë? Sirianët nuk janë shqiptarë të Kosovës. Ai zv. ministry idiot që krahason vitin 1999 me ditët e sotme, ai në një vend normal duhej hedh për leckash.
Refugjatët e Kosovës i mbajtën shqiptarët në shtëpitë e vatrat e tyre! Ndërsa sirianët e këdo tjetër e t’i marrë Rama në Surrel e ai zv. ministri  idiot në familjen e tij! Duke dashur të gjykoj me paanshmëri dhe pa asnjë lloj fobie për refugjatët, fatkeqësitë e të cilëve na trishtojnë, dua të ve në dukje faktin se grumbullimi i tyre në Shqipëri është një akt destabilizimi për vendin dhe gjithë rajonin.
Ata që mendojnë se garantojnë qëndrueshmërinë e Europës me ngritjen e kampeve të refugjatëve në Shqipëri, Maqedoni apo kudo gjetkë në Ballkan, duhet të kuptojnë se vendi dhe rajoni do të përfshihen nga dhuna e ndoshta flakët e luftës civile e ndëretnike. Së pari, përfitues direktë do të jenë grupet kriminale të trafikut. Këto grupe janë të gatshme të veprojnë që ditën e parë të hyrjes së refugjatëve në Shqipëri. Ato kanë infrastrukturën e nevojshme dhe të gjithë refugjatët, mijëra, dhjetramijë ose qindramijë, në mos miliona, do të kapërcejnë ilegalisht Otranton për t’u hedh në Itali. Italia nuk mund të jetë aq indiferente e ta pranojë një sfidë të tillë.
Sidomos një Itali e qeverisur sot nga antisorosistët. Duket se Europa qendrore në këtë rast ia ka disi me hile Romës. Ofertën e Ramës e shet “si zgjidhje”, ndërkohë që favorizon krimin e organizuar për të destabilizuar Italinë. Së dyti, qeveria shqiptare është e njohur në Europë për lidhjet e saj me grupet kriminale. Europa di për këtë fakt njëmijë herë më shumë sa dijmë ne shqiptarët. Duhet marrë me mend se çfarë do të ndodhë, nëse qeveria dhe vetë kryeministri ofertëbërës bashkëpunon dhe ndihmon me infrastrukturë grupet e trafikantëve. Si do t’i ndihëmojë? Për këtë kemi një eksperiencë par exellance të ndihmës deri më infrastrukturë të trafikut të kanabisit, kokainës dhe heroinës!
Psh avionët e vegjël, skafet e fuqishme në pronësi të ministrave, fikja e radarëve dhe moskontrolli i kufijvë, bashkëpunimi i oficerëve të kufirit dhe të policisë me trafikantët, ruajtja dhe forcimi i lidhjeve vertikale me kupolën e shtetit, të gjitha këto janë të provuara. Së treti, kampet e refugjatëve do të bëhen gjah i të gjitha grupeve kriminale e të trafiqeve në rajon dhe në Europë. Për pasojë mafia do të perfeksionojë masat e veprimit si dhe bashkëpunimin me qëllim rritjen e fitimeve. Këto para që do të dalin nga trafiku tashmë i qenieve njerëzore do të përdoren për blerje votash dhe manipulimin e zgjedhjeve. Ndërkohë që Bundestagu Gjerman ve si kusht reformën zgjedhore, çdo reformë r tillë hidhet në erë përballë veprimit aktiv të grupeve kriminale e mafioze të mbështetura nga qeveria e sotme shqiptare. Në fund Parisi, Berlini dhe Vjena do të shohin se “humanizmi” i Edi Ramës do të shkrihet si akulli, sepse qëllimi nuk është trajtimi i refugjatëve, përkundrazi trafikimi I tyre.
Shqipëria do t’i largohet Europës më shumë sesa Turqia e sotme! Pushteti autokratik I Ramës do të forcohet. Njëkohësisht ortakëria e kryeministrit shqiptar me Erdogan e me Putinin do të shpërfaqet! Së katërti, ndërsa Shqipëria pranon qindramijë refugjatë, ajo eksporton çdo vit dhjetramijë të tillë drejt vendeve europiane. Kampet e refigjatëve do ta rrisin këtë sasi refugjatësh shqiptarë në Europë, sepse do të shtojnë pasigurinë, varfërinë, pasi trafiku i qenieve njerëzore do të pasurojë një kastë mafioze e politike, e gatshme për ta zhbërë Shqipërinë, mjafton të ruhet pushteti i saj.
Se kjo kastë nuk ka të bëjë me fatet e Shqipërisë, por me fatin e pushtetit që ka uzurpuar, këtë fakt shqiptarët e kanë përjetuar për gati 50 vite në kohën e diktaturës komuniste, kur diktatori i detyroi ata “të hanin bar”, mjafton që parimet që atë e mbanin në pushtet të ruheshin?! Kjo është filozofia e bijve të ish-Bllokut komunist! Kjo është përmbajtja e vetofrimit për të ngritur kampe refugjatësh. Shqiptarët kanë shansin që së paku njëherë të zgjohen dhe t’i thonë ndal kësaj maskarade!
Tiranë, më 23.06.2018