Refuzohet kërkesa për heqjen e masës së paraburgimit për Kurtin e Kadaj- Bujupin

07.12.2017 11:40:50

Deputetët mbeten në paraburgim Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Donika Kadaj- Bujupi , do të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgimin një mujor që i është caktuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës të akuzuarit A.K., kundër aktvendimit. “Kolegji profesional prej tre gjyqtarësh i kësaj gjykate, ka vlerësuar se pretendimet ankimore të mbrojtjes janë të pa bazuara, ngase sikur del nga shkresat e lëndës, të akuzuarit A.K dhe D.K.-B. me 26.11.2017, e kanë  shkelur masën e arrestit shtëpiak, të caktuar nga ana e Gjykatës së Apelit më 25.11.2017. Andaj sipas Gjykatës së Apelit, gjykata e shkalles se parë ka vepruar drejtë, kur atyre ua ka caktuar masën e paraburgimit, konform dispozitës se nenit 183 paragrafi 5 lidhur me nenin 187 paragrafi 3 të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në njoftim