Regjistrohen devijime në cilësinë e ujit në fshatrat e Kumanovës

07.08.2017 12:37:29

Devijime në lidhje me cilësinë e ujit për pije në sistemin e ujësjellësit në mjediset rurale në Kumanovë, tregojnë rezultat e hetimeve që ka realizuar ekipet kompetente të Qendrës për shëndet publik në Kumanovë.
Nga 420 mostrat e provuara, tek 41 është vërtetuar prania e bakteres “escherichia coli”. Sipas specialistet për higjienë nga Qendra për shëndet publik, Mimoza Veliçkovska, devijimet në lidhje me cilësinë e ujit janë për shkak se në asnjë ujësjellës në mjediset rurale nuk ka dezinfektim të ujit për pije, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Veliçkovskas, bakteria “escherichia coli” zakonisht paraqitet si pasojë e mungesës së pastrimit të rregult të rezervuareve, mosekzistimit të zonave të mbrojtura të ujësjellësit, si dhe qasja e kafshëve të egra.

Nga Qendra për shëndet publik njoftojnë se në rajonet rurale në Komunat e Rankovcit de Kriva Pallankës mirëmbajtja e ujësjellësve është në nivel profesional, pasi për to përkujdeset ndërmarrja komunale.