Regjistrohet një tërmet i ri në Shkup

12.09.2016 12:34:04

Dje Maqedonia u përfshi nga dhjetëra tërmete, ndërkaq katër nga to ishin me fuqi që arriti deri më 5.3 ballë Rihter, tërmete që u ndjenë në tërë Maqedonië dhe në vendet fqine.

Tërmetet filluan që në ora 7 e mëngjesit, kur u regjistrua një tërmet prej 3.9 ballë Rihter, ndërkaq ai i fundit është regjistruar rreth orës 22 e mbrëmjes, me një fuqi prej 2.1 ballë Rihter.

Një tërmet me fuqi prej 2-2.5 ballë Rihter është regjistruar edhe sot rreth orës 10.

 

 

Qytetarët kanë raportuar për dëme materiale dhe lëndime trupore. Sipas raportit më të fundit të Qendrës për menaxhim me kriza, deri ora 11 e ditës së sotme, janë paraqitur 300 raporte qytetare për dëme të shkaktuara nga këto lëkundje.

Persona profesionistë nga Instituti për seizmologji së bashku me përfaqësues komunal sot duhet të bëjnë kontrolle të këtyre raportimeve. Epiqendra e tërmeteve ishte Shkupi me rrethinë.